Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Kurti takohet në Bukuresht me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Rumani

07/04/2024
​Kurti takohet në Bukuresht me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Rumani
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Bukuresht, ku mori pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), ka takuar edhe përfaqësuesve të mërgatës shqiptare në Rumani.

Kurti së bashku me zëvendëskryetarin e Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) Luan Topçiu dhe doktorin për shkencat dhe inxhinierinë e metalurgjisë, Përparim Demi, vizituan gjurmët e rilindësve dhe patriotëve shqiptarë në Bukuresht.

“Nga pllaka përkujtimore e kishës “Shën Nikolla” ku shënohet se aty ka meshuar për herë të parë në gjuhën shqipe rilindësi Fan S. Noli në vitin 1911, e deri te parku Herastrau ku gjendet edhe busti i poetit tonë të madh, Naim Frashërit, jo larg atij të Viktor Hugos. E vizituam dhe bustin e Ismail Qemalit te “Grand Hotel Continental” ku me 5 nëntor të vitit 1912, ai së bashku me Luigj Gurakuqin u takua me atdhetarë të tjerë para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Në konferencën e PES-it, midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në pritjen e homologut të tij rumun Marcel Ciolacu, teksa aty morën pjesë edhe kandidati i PES-it për president të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, ish-kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe shumë përfaqësues të tjerë prej partive anëtare të PES-it.

Kurti me këtë rast ka kërkuar që të mbështetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, veçanërisht në votimin e radhës këtë muaj në Asamblenë Parlamentare.

Previous Post

​Kurti takohet në Bukuresht me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Rumani

Next Post

Rriten tensionet, zyrtari iranian paralajmëron Izraelin

Related Posts

Kosovë

Albulena Haxhiu: Nuk është problem emri im por Vetëvendosje

20/08/2025
Kosovë

Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

20/08/2025
Kosovë

Kuvendi i Kosovës rifillon seancën konstituive pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

20/08/2025
Aktuale

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025
Kosovë

“Ata duhet ta bindin …”, Kosova e Zvicra në betejë të ashpër për Leon Avdullahun

19/08/2025
Kosovë

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 20 gusht

19/08/2025
Next Post
Rriten tensionet, zyrtari iranian paralajmëron Izraelin

Rriten tensionet, zyrtari iranian paralajmëron Izraelin

Murtezani: Instrumenti për reforma do të sjellë roaming më të lirë dhe energji më të sigurt

20/08/2025

“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari okular përshkruan momentet pas aksidentit tragjik në Greqi, 3 shqiptarë u dogjën në makinë

20/08/2025

Albulena Haxhiu: Nuk është problem emri im por Vetëvendosje

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk