Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti takim me deputeten britanike: Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin në Banjskë

22/10/2023
Kurti takim me deputeten britanike: Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin në Banjskë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë një takimi me deputeten britanike Alicia Kearns të dielën se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës “në mënyrë që të mos e përsërit atë më”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë një takimi me deputeten britanike Alicia Kearns të dielën se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës “në mënyrë që të mos e përsërit atë më”.

Në një njoftim për media të dielën, Qeveria e Kosovës tha se në takim mes Kurtit dhe Kearnsit “u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve”.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, tha Kurti.

Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator – ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku – Kearns kishte thënë se “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të jashtëzakonshëm armës në veri pas sulmit, për të cilat tha se janë futur në Kosovë përmes Serbisë.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radojçiç, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kurti, sipas njoftimit të Qeverisë, shprehu edhe “përkushtimin e plotë” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, që Kosova dhe Serbia i arritën në fillim të këtij viti.

Takimi i Kurtit me Kearns vjen vetëm një ditë pasi lideri kosovar i priti emisarët perëndimorë në Prishtinë të shtunën.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimeve të së shtunës me Kurtin në Prishtinë, dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Kearns, ndërkohë, qëndroi në Kosovë këtë fundjavë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën u takua dje. Ajo u prit edhe nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca./ REL

Previous Post

Rikthehet kampionati, fitojmë vetëm Shkupi dhe Struga

Next Post

Zbulohen mbetje të rrezikshme në Orman!

Related Posts

Aktuale

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025
Kosovë

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

04/10/2025
Kosovë

Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve në Speciale ishin të anshme, Haga t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

03/10/2025
Kosovë

“Sami Lushtaku dhe vendimi për mosarrestim” – Top tri deklaratat e zyrtarit amerikan në Hagë në mbrojtje të Thaçit

02/10/2025
Kosovë

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

02/10/2025
Kosovë

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

01/10/2025
Next Post
Zbulohen mbetje të rrezikshme në Orman!

Zbulohen mbetje të rrezikshme në Orman!

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk