Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur, nuk kishte provokim

15/07/2023
Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur, nuk kishte provokim
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi fizik që ndodhi të enjten në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, atyre të pozitës dhe ministrave, ka qenë i përgatitur më parë.

Në një deklarim për media, ai ka thënë se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar. Kreu i ekzekutivit të Kosovës shtoi se sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve.

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime. Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”, tha Kurti.

Kryeministri u bëri thirrje deputetëve që për çdo çështje të organizojnë debate në Kuvend me argumente e kundër argumente, duke u shprehur se ai që nga shpallja e pavarësisë është kryeministri më i përpiktë që iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Unë edhe një herë i lus deputetët e Kuvendit të Republikës që për çdo gjë të organizojmë debate parlamentare ku i shoshisim gjerë e gjatë argumentet, faktet, qëndrimet, mendimet, opinionet tona pa dhunë. Dhe ata të cilët kanë të drejtë, besojnë në të drejtën që prezantojnë nuk do duhej t’i frikësohen debatit. Ndërsa, ju e patë që mua mu ndalua fjala në kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me kërkesën e kryeparlamentarit unë hoqa dorë nga vazhdimi i fjalës sime. Thjesht kur ka vazhduar seanca unë është dashur ta vazhdoj fjalën, por kryeparlamentari më tha ‘Kryeministër a bën mos ta vazhdosh fjalën në mënyrë që t’i qetësojmë gjakrat?’, unë isha dakord për këtë gjë. Por, përkundër kësaj kjo fatkeqësisht nuk dha rezultat. Unë jam kryeministri jo vetëm nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qe është më i përpikti në përgjigjen e pyetjeve parlamentare”, shtoi Kurti.

Previous Post

Komuna e Strugës kërkon që të respektohet rendi publik, të mos të dilet nëpër qytet me bikini

Next Post

Krusita dhe Olsi Bylyku vijnë në bashkëpunim

Related Posts

Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Next Post
Krusita dhe Olsi Bylyku vijnë në bashkëpunim

Krusita dhe Olsi Bylyku vijnë në bashkëpunim

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk