Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Kurti: S’pranojme dialog pa njohje

14/02/2023
Kurti: Mospagesa e faturave në veri nga viti ’99, Kosovën e dëmtoi Serbia me mbi 300 milionë euro
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë që qeveria e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, mbi bazën e dy qëllimeve .

“E para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri). E dyta, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë.”

Kurti është shprehur se qëndrimi për asociacionin mund të konsiderohet nëse plotësohen 6 parimet, të cilat i ka paraqitur një javë më parë. Ai ka nënvizuar se nuk pranon dialog, nëse nuk ka në qendër njohje reciproke.

“Qëndrimi ynë është që Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohen gjashtë parimet që i kam paraqitur këtu një javë më pare. Takimi i 18 gushtit ishte si pasojë e presionit të Qeverisë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke e jo në çështjet e brendshme. Në këtë takim ja bëra të qartë Borrelllit e presidentit serb, Aleksandar Vuciqit që Kosova nuk do të pranojë dialog që nuk ka në qendër njohjen e ndërsjellë”.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se plani franko-gjerman përfshin njohjen mes palëve dhe integritetin territorial.

Propozimi përcaktonte njohje nga palët dhe parimin e integritetit territorial. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Propozimi përfshinte njohjen e dokumenteve, përfshirë të pasaportave. Propozimi përmbante dy norma që lidhen me të drejtën e komunitetit serb. Dhe pika e fundit parashihte rregullën që të zbatohen marrëveshjet e arritura. Arsyet që na shtynë është se propozimi për herë të parë parashihte marrëdhëniet e jashtme. E dyta, parashihte reciprocitetin. Propozimi adreson pothuajse në çdo normë të saj reciprocitetin. Tre, propozimi ka një gjuhë të qartë. Katër, propozimi për herë të parë parashihte njohjen de-facto të palëve

Prej kohësh, emisaret e SHBA-së dhe BE-së kanë zhvilluar takime për të gjetur një rrugë të përbashkët që të çon në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Previous Post

Kënga e Luizit kushtuar Kiarës klikohet 500 mijë herë për vetëm gjatë orë

Next Post

Takim në MPJ me përfaqësuesit e komunitetit Bullgar në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Rajon

Skandaloze: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Rajon

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burgim të përjetshëm burri i saj

16/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Next Post
Takim në MPJ me përfaqësuesit e komunitetit Bullgar në Maqedoninë e Veriut

Takim në MPJ me përfaqësuesit e komunitetit Bullgar në Maqedoninë e Veriut

Problemet me Snapchat vazhdojnë: Përdoruesit humbin mesazhe dhe miq pas ndërprerjes

20/10/2025

Gjorgjievski merr mbështetjen e VLEN-it për raundin e dytë të zgjedhjeve

20/10/2025

“Zhduket” Arben Taravari pas fiaskos në zgjedhjet lokale

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk