Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Serbia me metodat e Putinit përbën rrezik për rajonin e qytetarët e saj

10/01/2024
Kurti: Serbia me metodat e Putinit përbën rrezik për rajonin e qytetarët e saj
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të mërkurën Serbinë se po përdorë metodat e presidentit rus Vladimir Putin, duke arrestuar qytetarët e Kosovës dhe frikësuar kundërshtarët e tij politikë. Kjo qasje tha kryeministri Kurti bie ndesh me me detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

“Serbia nuk është rrezik siç shihet e dihet vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan. Ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj. Sidomos ndaj atyre të cilët kanë guxim të pranojnë se përmes kërkim faljes për gjenocidin e Serbisë në Kosovë ndërtojnë bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira paqësore e të pajtimit. Kështu është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviç. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul para varrit të 7 vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe në vitin 1998”, tha ai.

Kryeministri Kurti i bëri këto komente si përgjigje ndaj arrestimit nga autoritet serbe të kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo tolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Zoti Sandulloviç kishte postuar një video të një vizite te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt duke vendosur lule dhe kërkuar falje për siç ka shkruar ai “viktimat e pafajshme shqiptare të familjes Jashari.

Kryeministri Albin Kurti tha se mënyrat, sjelljet dhe veprimet kundër demokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur në Serbi.

“E përcjellë në dritën e shkeljeve të drejtave të njeriut dhe çdo zëri opozitar e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.

Kryeministri Kurti tërhoqi vëmendjen për arrestimin e dy shqiptarëve të Kosovës nga policia serbe me 5 janar derisa ata po udhëtonin përmes Serbisë për në perëndim. Një gjykatë në Beograd i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Hasan Dakajt, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për për krime lufte.

Kryeministri Kurti tha se në fillim të tekstit të marrëveshjes theksohet se palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore bazuar në të drejta të barabarta.

“Serbia me gjithë këtë zgjedh çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve. Ajo në të vërtetë zgjedh të sulmojë Kosovën ashtu siç ka bërë me datën 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit e pastaj ta mbrojë nga burgimi kryesin e kësaj vepre terroriste në krye me Milan Radoiçiç”, tha ai.

Sekretari i jashtëm britanik David Cameron deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, zoti Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e përkushtuar që Serbisë t’i mundësohet integrimi evropian, por shtoi se sulmi i grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës në muajin shtator, një ndër incidentet më të rënda në Kosovë, “paraqiti një rrezik të madh” për sigurinë e rajonit.

Pas sulmit në Banjskë më 24 shtator diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon

Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës.

Bashkimi Evropian edhe gjatë kësaj jave theksoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se Komisioni Evropian po punon për të bërë ndryshimet në kuadrin e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok për të përfshirë zbatimin e marrëveshjes me Kosovën.

Previous Post

NASA prezanton një aeroplan të ri që do të bëjë rrugën Londër – Nju Jork vetëm për një orë e gjysmë

Next Post

Tasevski kontra Kovaçevskit : Të gjithë familjarët në M-NAV jemi profesionistë

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Tasevski kontra Kovaçevskit : Të gjithë familjarët në M-NAV jemi profesionistë

Tasevski kontra Kovaçevskit : Të gjithë familjarët në M-NAV jemi profesionistë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk