Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë

26/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.

“Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.

“Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet”, shtoi ai.

Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë.

Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.

Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.

Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.

Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në.

Ndërkaq, javët e fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu përfshihet miratimi i një nisme për lidhjen e një marrëveshjeje kronizë për thellim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një deklaratë trepalëshe me Shqipërinë dhe Kroacinë për forcimin e mbrojtjes.

Marrëveshja me SHBA-në, sipas Qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake. Ndërkaq, deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë është thënë se do t’i kontribuojë paqes në rajon.

Lëvizjet e Kosovës drejt forcimit të mbrojtjes dhe industrisë së armatimit janë kritikuar nga Serbia.

Beogradi e ka cilësuar si “provokim” nismën e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për thellim të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, duke argumentuar se “minon stabilitetin e rajonit”.

Por, anëtarët e kësaj nisme kanë thënë se duan të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Premtimi i Kurtit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes vjen në kohën kur Kosova po pret që të krijojë institucione të reja, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet – por, nuk ka fituar mandate të mjaftueshme që ta krijojë vetë Qeverinë.

Kurti ka thënë se ai dhe LVV-ja do të udhëheqin me ekzekutivin e ri, teksa nga LVV-ja kanë thënë se mëtojnë që ta krijojnë Qeverinë në bashkëpunim me partitë joserbe.

Partitë kryesore opozitare shqiptare, ndërkaq, janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në./rel

Previous Post

Sot, Dita Botërore e Epilepsisë! Çfarë është e rëndësishme të dini

Next Post

A po paguan Kreshnik Bekteshi çmimin e arratisjes së Artan Grubit dhe Përparim Bajramit?

Related Posts

Kosovë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16/08/2025
Kosovë

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Kosovë

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025
Kosovë

Rrëfehet nëna e vajzës e cila u rrah brutalisht në Gjilan: Nuk kam pasur shpirt me shiku, veç zërin …

15/08/2025
Kosovë

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

15/08/2025
Kosovë

Vrasja e trefishtë: Protestë para Gjykatës sonte në Gjilan

15/08/2025
Next Post

A po paguan Kreshnik Bekteshi çmimin e arratisjes së Artan Grubit dhe Përparim Bajramit?

Zjarret në Turqi, evakuohen 7 fshatra!

17/08/2025

Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

17/08/2025

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk