Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti nuk shkon për të dëshmuar, Prokuroria Speciale: E kishte të pamunduar të ishte sot, do të ftohet sërish

16/12/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit për një rast penal që po hetohet nga kjo Prokurori.

Arsyeja e mosparaqitjes së Kurtit në Prokurori Speciale është se kryeministri ndodhet jashtë vendit në një udhëtim zyrtar.

Kështu u shpreh para gazetarëve zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj.

“Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo Prokurori e ka në hetim. Nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është njoftuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Ajo shtoi Prokuroria Speciale do të përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

“Konform ligjit Prokuroria Speciale do ta përgatitë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër. Ky është i gjithë informacioni që mund ta ndajmë tani për tani”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Prokuroria Speciale më datë 10 dhjetor 2024, i kishte dërguar ftesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur sot në orën 09:30, në Prokurori dhe për të dhënë dëshminë e tij në një rast penal.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

Previous Post

‘Konkursi për polic’, Mexhiti: Investim në sigurinë dhe rendin shtetëror

Next Post

Taravari: Vendime pune për mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër

Related Posts

Kosovë

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses: Brenda 30 ditëve të zgjidhet kryetari i Kuvendit me procedurë të hapur

18/08/2025
Kosovë

Kurti: Nuk ka asnjë aktgjykim të Kushtetueses që s’e kam respektuar

18/08/2025
Kosovë

“Baza në Bonsdsteel do të kalojë në…”, eksperti i sigurisë “zbulon” planin e SHBA-së në Kosovë

18/08/2025
Kosovë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16/08/2025
Kosovë

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Kosovë

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025
Next Post

Taravari: Vendime pune për mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër

Nuk presin fundin e kontratës, klubi i ri i Asanit merr vendimin e papritur – zbulohen detajet e largimit surprizë

18/08/2025

Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij

18/08/2025

Zelensky nga Uashingtoni: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk