Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin

08/05/2024
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë së tij të mërkurën, ndërsa vendi është në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Muajin e kaluar Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke i hapur rrugën vendimit përfundimtar, për të cilin javën e ardhshme pritet votimi në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton për anëtarësimin e Kosovës
Disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para anëtarësimit.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet të cilat deri tani nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës por assesi dhe asnjëherë nuk e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krahë nesh për çlirim e pavarësim”, tha kryeministri Kurti.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë parë çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Kryeministri Albin Kurti tha se projekt statuti për Asociacionin do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve të arritura.

“Draft statuti i (Miroslav) Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të Quintit si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgoj dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha kryeministri Kurti

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit, dhe për të bërë këtë do të duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Serbia është hedhur në fushatë për të penguar anëtarësimin e Kosovës, ndërsa disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para anëtarësimit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të hënën pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë se nuk duhet ngatërruar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

LEXONI EDHE KËTË
Kurti: Të mos ngatërrohen anëtarësimi në Këshillin e Evropës me procesin e normalizimit me Serbinë
Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet palëve parashihte mes tjerash që Prishtina të fillojë punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Serbia është hedhur në fushatë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke vënë theksin te Asociacioni.

Ende mbetet e paqartë nëse votimi për Kosovën do të përfshihet në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave javën që vjen.

Previous Post

Rrahje masive mes bashkëfshatarëve në Sfillare të Shkupit

Next Post

Escobar: Asociacioni i komunave dhe anëtarsimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë të lidhura

Related Posts

Kosovë

Në fushatë zgjedhore, ndërron jetë kandidati për kryetar komune në Kosovë

21/09/2025
Kosovë

Ahmeti flet për raportet e tij me Kurtin

20/09/2025
Kosovë

“Liria ka Emër” organizon marsh me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit

19/09/2025
Botë

Pastruesja kosovare dënohet në Zvicër pasi vodhi rreth 40 mijë CHF të banorëve në shtëpinë e pleqve

19/09/2025
Kosovë

Tragjedia në Viti, babai i viktimës: I dyshuari i goditi me qëllim me veturë, unë i kam parë

19/09/2025
Kosovë

Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngrihet edhe Shqipëria

18/09/2025
Next Post
Escobar: Asociacioni i komunave dhe anëtarsimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë të lidhura

Escobar: Asociacioni i komunave dhe anëtarsimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë të lidhura

Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

21/09/2025

Mexhiti: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhur prej Çairit

21/09/2025

Me emblemën e UÇK-së, Limaj përcjell vajzën në kanagjegj

21/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk