Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti njofton Kovaçevskin për dialogun, insiston në nënshkrimin e marrëveshjeve

13/11/2023
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik të Vjenës, takoi kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Gjatë këtij takimi, rëndësi të veçantë iu kushtua raporteve të mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa u fol për përkushtimin e dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe sfidat përgjatë këtij rrugëtimi.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral, ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor.

“U bisedua edhe për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e 21 tetorit me liderët evropianë, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues”, thuhet në njoftim.

Previous Post

Për nder të 13 Nëntorit, delegacioni i Qytetit të Shkupit vendosi lule para Monumentit të Çlirimtarëve

Next Post

SHBA: Hamasi ka nyjë komanduese nën spitalin Al-Shifa

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Maqedoni

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

09/05/2025
Next Post
SHBA: Hamasi ka nyjë komanduese nën spitalin Al-Shifa

SHBA: Hamasi ka nyjë komanduese nën spitalin Al-Shifa

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025

Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk