Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, transmeton Anadolu.

Kurti nëpërmjet një konference për media ku foli për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, tha se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit ku ai prezanton kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori.

“Shumë shpejtë, qysh këtë javë, do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore. Sepse, Kosovës i duhet edhe një mandat i ri i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit 2025. Por, gjithashtu edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katër vjeçar dhe duhet të kemi një mandat të rregullt i cili pa dyshim do të fillojë posa ne ta nxjerrim në seancë parlamentare përbërjen e re të Qeverisë ‘Kurti 3′”, theksoi Kurti.

Ai u pyet nga gazetarët se bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, a janë të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare, derisa Kurti tha se fillimisht po përgatiten për të vazhduar qeverisjen ndërsa nëse nuk ka dakordim për këtë, janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

“Po bëhemi gati për Qeverinë ‘Kurti 3’, nëse nuk ka Qeveri ‘Kurti 3’, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje në këtë 20 vjetorin e saj, në vitin 2025 është shembull e mësim se si organizohen njerëzit për parime politike me ideale kombëtare për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim. Andaj, gatishmëria jonë është e plotë, veçse njëherë plani ynë është për Qeverinë ‘Kurti 3’ dhe për këtë po përgatitemi ne dhe besoj që për këtë duhet të përgatiten edhe të tjerët”, shtoi Kurti.

Më 11 tetor presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, nënshkroi Dekretin, me të cilin mandatoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 48 mandate ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Previous Post

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

Next Post

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

Related Posts

Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Next Post

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk