Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Kurti në takim me Abbott: Sulmuesit duket të kenë qenë nga organizatat që i kemi shpallur terroriste

26/09/2023
​Kurti në takim me Abbott: Sulmuesit duket të kenë qenë nga organizatat që i kemi shpallur terroriste
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, kanë diskutuar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Kurti ka thënë se nga informacionet e para, sulmuesit duket të kenë qenë pjesëtarë të organizatave të cilat Qeveria e Kosovës i kishte shpallur terroriste.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

“Duke përshkruar grupin e sulmuesve, ai tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur. Nga informacionet preliminare, shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve”, ka thënë Kurti njofton Kryeministria.

Ai gjithashtu ka theksuar se armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë “skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës”.

Në këtë takim Kurti ka thënë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor “andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit”.

Ndërsa ambasadori Abbott ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e rreshterit Bunjaku.

“Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur”, ka njoftuar Kryeministria./KosovaPress

Previous Post

Muriqi titullar ndaj Barcelonës

Next Post

​KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Related Posts

Kosovë

Protesta e 17 tetorit, Gucati: Do të marrë pjesë edhe Edi Rama

14/10/2025
Kosovë

Ky është kushti i Nismës për të qeverisur me Kurtin

14/10/2025
Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Next Post
​KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

​KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025

Mediat kroate: Talenti ynë pritet të zgjedhë Kosovën

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk