Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Ne ofruam dy kompromise, mosmarrëveshjet nuk i zgjidh Gjykata Kushtetuese

08/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se takimet me partitë e tjera për konstituim të Kuvendit të Kosovës i ka përfunduar pasi që nuk ka pasur sukses, duke ofruar dy kompromise ndaj tyre.

Gjatë përurimit të shërbimit të hemodializës në spitalin e komunës së Podujevës, Kurti u pyet nga mediat se a do të takohet përsëri me partitë e tjera politike për të gjetur një bashkëpunim rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar hapat e saj, ndërkaq nga pala tjetër nuk ka pasur ndonjë ofrim bashkëpunimi.

Tutje, Kurti tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhej se partitë duhet të arrijnë një marrëveshje politike së bashku, sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh Kushtetuesja, PDK dhe LDK kanë dërguar lëndë në Gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjidhët me të parën kandidatja Haxhiu atëherë ne do të sjellim një emër tjetër dhe të merremi vesh për paketën ku bën pjesë kryetari dhe nënkryetarët dhe të kthehemi tek votimi hapur, ne kemi bërë hapa dhe nuk ka pasur nga pala tjetër. Kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thënë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese… Ne e kemi respektuar dhe unë kam shkruar letra për tu takuar, mirëpo deri tani nuk kemi pasur sukses”, tha Kurti.

Sot, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim e as të ndërmarrin ndonjë veprim rreth formimit të Kuvendit, deri më 8 gusht.

Kjo u bë pasi që ky institucion po shqyrton dy lëndë që janë kërkesa të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilat duan sqarime për çështjet kushtetuese që lidhen me formimin e legjislaturës së nëntë.

Previous Post

Vendos Gjykata Kushtetuese: Avni Dehari shkeli Kushtetutën, kreyparlamentari të zgjidhet me votim të hapur në tri tentativa

Next Post

Sllaveski: Një e treta e apartamenteve tona janë bosh, po përgatiten masa të reja

Related Posts

Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Kosovë

Pavarësisht ngërçeve në formimin e qeverisë, Kosova miraton projektbuxhetin e vitit 2026

31/10/2025
Next Post

Sllaveski: Një e treta e apartamenteve tona janë bosh, po përgatiten masa të reja

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025

E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk