Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Janë identifikuar 45 pjesëmarrës të dy organizatave terroriste

03/07/2023
Kurti: Janë identifikuar 45 pjesëmarrës të dy organizatave terroriste
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme, dhune kundër ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por njëkohësisht edhe kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës tek shok bomba, por edhe te plumbat qofshin ato të automatikeve ose të revolverëve. U pa me datën 23 qershor çfarë armatime dhe municioni u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat të Serbisë. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminel, kjo s’ka të bëjë me popullsinë serbe, popullsia serbe atje është paqësore, ajo dëshiron jetë të mirë në vendin tonë, mirëpo janë këta dhjetëra kriminel të spikatur të cilët dhunën e parë nuk e kanë bërë as me 26 maj as me 29 në Zveçan, por shumë më herët, përveç atyre 45 qe janë identifikuar, kjo nuk do të thotë që s’ka edhe më shumë, por minimumi është 46. Qytetarë serbë janë më të frikësuarit prej këtyre kriminelëve, ne na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji”, theksoi Kurti.

Kurti: Vuçiq i ra pishman që i tha “po” marrëveshjes bazike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, kjo është e arritur shumë e madhe e Brukselit. Kjo marrëveshje është pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Evropës që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten marrëveshjen e arritur. Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi normalizim sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. Dialogu është vetëm për zbatim se ne marrëveshjen e kemi. Është bindja ime e fuqishme nga takimet që kam pasur se Vuçiq i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike, ndonëse ka thënë po që të mos nënshkruajë, ndërsa tani i ka rënë pishman që ka thënë po”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka theksuar se thelbi i çështjes është që ekziston marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që marrëveshja nuk po zbatohet nga kjo e fundit.

Kurti: Masat e BE-së të padrejta, Kuvendi t’i kalojë kreditë dhe grantet e ngujuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti se masat ndëshkuese të BE-së janë të padrejta. Por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

Ai deklaroi të hënën se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anuluar, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Previous Post

Ka përfunduar karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë”, janë dhuruar ekzaminime në vlerë prej 1.000.000 denarë

Next Post

“Po e fali sabahun”- Arta Nitaj tallet me fenë islame 13:40 – Sot Shpërndaje në Në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit, ishte prezent edhe Arta Nitaj. Me një fustan të zi ku shihet se ka mbuluar dhe kokën, Arta është tallur me fenë Islame. Ajo në një moment dëgjohet derisa thotë : “Po e fali sabahun”, ku vazhdojnë të qeshurat pa fund. recommended by APOLLOSS Пијте еднаш дневно наутро, ќе изгубите 10 кг за 7 дена ДОЗНАЈ ПОВЕЌЕ Edhe pse koka e modelës është e mbuluar, duart dhe shpina e saj janë të gjitha të zbuluara. Ironia e modeles u prit me komente të shumta në rrjet.

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
“Po e fali sabahun”- Arta Nitaj tallet me fenë islame 13:40 – Sot  Shpërndaje në    Në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit, ishte prezent edhe Arta Nitaj.  Me një fustan të zi ku shihet se ka mbuluar dhe kokën, Arta është tallur me fenë Islame.  Ajo në një moment dëgjohet derisa thotë : “Po e fali sabahun”, ku vazhdojnë të qeshurat pa fund.   recommended by    APOLLOSS Пијте еднаш дневно наутро, ќе изгубите 10 кг за 7 дена ДОЗНАЈ ПОВЕЌЕ Edhe pse koka e modelës është e mbuluar, duart dhe shpina e saj janë të gjitha të zbuluara.  Ironia e modeles u prit me komente të shumta në rrjet.

“Po e fali sabahun”- Arta Nitaj tallet me fenë islame 13:40 - Sot Shpërndaje në Në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit, ishte prezent edhe Arta Nitaj. Me një fustan të zi ku shihet se ka mbuluar dhe kokën, Arta është tallur me fenë Islame. Ajo në një moment dëgjohet derisa thotë : “Po e fali sabahun”, ku vazhdojnë të qeshurat pa fund. recommended by APOLLOSS Пијте еднаш дневно наутро, ќе изгубите 10 кг за 7 дена ДОЗНАЈ ПОВЕЌЕ Edhe pse koka e modelës është e mbuluar, duart dhe shpina e saj janë të gjitha të zbuluara. Ironia e modeles u prit me komente të shumta në rrjet.

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk