Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

09/10/2023
​Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Britani të Madhe. Ai ka thënë se e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia.

Në Liverpul, Kurti ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit duke thënë se “Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut”.

“Duke folur për sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, kryeministri Kurti u shpreh se Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, ka njoftuar Kryeministria.

Megjithatë, Kurti theksoi se “e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku”.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti ndër të tjera ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh.

Ai ka thënë se dy prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vonshme të Kosovës janë vitet 1999 dhe 2008, “çlirimi përkatësisht, pavarësia, gjatë të cilave, Partia Laburiste ishte në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe… pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Brown si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti./KosovaPress

Previous Post

Mbyllet pjesërisht kufiri i Gazës me Egjiptin

Next Post

Pse burrat qajnë më rrallë se gratë, mësojeni shpjegimin biologjik

Related Posts

Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Next Post
Pse burrat qajnë më rrallë se gratë, mësojeni shpjegimin biologjik

Pse burrat qajnë më rrallë se gratë, mësojeni shpjegimin biologjik

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025

Dafina gati për koncertin madhështorë!Ja sa kushton bileta

04/11/2025

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk