Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti: Dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse janë gjetur në veri gjatë bastisjeve

01/12/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të Kosovës, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku ka thënë se sulmi terrorist duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

Ai ka thënë se Serbia po i kopjon metodat e Rusisë, ndërsa ka treguar se Policia ka gjetur emblema ushtarake ruse dje gjatë bastisjeve në veri, shkruan Reporteri.net.

“Qëllim ka qenë që një pjesë e madhe e vendit tonë në dhjetor të mbetet pa ujë, pa energji dhe pa komunikim. Ky sulm duket që ka ndërlidhje me sulmet masive ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës, sulme këto që ishin të orientuara pikërisht kundër infrastrukturës të energjisë në Ukrainë”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Gjatë kontrolleve të zhvilluara gna Policia e Kosovës përveç armëve e pajisjeve ushtarake u gjetën edhe dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësive të specializuara, si dhe u gjetën flamuj krahu perandorak rus, flamur i përdorur nga Rusia cariste, pra një numër i madh i emblemave nga Rusia. Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë”, tha Kurti.

Kurti tha se pasojat nga sulmi i të premtes do të ishin marramendëse nëse do të arrinte qëllimin e tij, ku mijëra qytetarë do të mbeteshin pa furnizim me ujë e energji.

“Po të arrihej qëllimi ky sulm terrorist do të lente pa energji mbi gjysmën e popullatës dhe pa ngrohje mbi 130 mijë qytetarë të Prishtinës. Pastaj do të mbeteshin pa ujë shumë komuna dhe do të rrezikoheshin mbi 300 mijë qytetarë edhe në kryeqytet”, tha Kurti.

Ai tha se dëmet direkte do të ishin së paku 2.5 milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike e 100 mijë euro tjera në ditë për ujë.

Ai tutje tha se ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri për siç tha zotimit të ish-presidentit Hashim Thaçi bërë në vitin 2013.

“Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje s’është situata si në pjesë të tjera të vendit tonë…Nga nervozizmi, Serbia i rrit aksionet e tilla, meqë nuk e posedojnë më veriun e Kosovës. Dëshirojnë të thonë se s’do t’iu lëmë rehat. Kjo tregon se ata kanë humbur, por nuk duan që ne të fitojmë, të jetojmë…”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se liria e kryeterroristit Milan Radoiçiq në Serbi është mbrojtje e hapur nga autoritetet serbe dhe inkurajim që të tjerët të kryejnë sulme terroriste në Kosovë.

“Qëndrimi i lirë e aktiv i Radoiçiqit në Serbi është e vërteta e Serbisë që po përpiqet që fqinjët e saj që s’janë anëtarë të BE-së t’i vë në kushte të tensionit dhe rrezikut. Liria e Radoiçiqit përbën mbrojtje të hapur nga autoritetet serbe dhe inkurajim për të tjerët që kryejnë sulme terroriste në Kosovë. Pas sulmit në Banjskë, ka pasur sulme të tjera. Këto ngjarje po dëshmojnë se Serbia s’ka ndërmarrë asgjë të parandalojë terrorizmin”, ka shtuar ai.

Previous Post

Frikë e panik pasi mesfushori i Fiorentinës u shemb pa ndjenja në fushë, shtyhet ndeshja me Interin

Next Post

Zbulohet gjendja e Boves në spital, ja pse i ndodhi kolapsi në fushë…

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post

Zbulohet gjendja e Boves në spital, ja pse i ndodhi kolapsi në fushë…

Ahmeti nga Saraji: Oponentët e mi janë shumë të vegjël për mua dhe për kauzën kombëtare

13/10/2025

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk