Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurt për Asociacionin: Aleatët na e kujtuan se nuk i shmang dot marrëveshjet nga e kaluara

23/03/2023
Kurt për Asociacionin: Aleatët na e kujtuan se nuk i shmang dot marrëveshjet nga e kaluara
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ku po raporton për dialogun me Serbinë dhe takimin e Ohrit, ka pranuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ekziston në marrëveshjen e dakorduar më 18 mars.

Kurti tha se aleatët ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë se detyrimet ndërkombëtare që janë arritur në emër të shtetit tonë nuk ndryshojnë, edhe kur qeveritë ndryshojnë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si i tillë nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne i kemi.

Ato detyrime nga e kaluara janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta trajtojmë nga çështja e Kushtetutës sonë. Çdo gjë që ne bëjmë në këtë drejtim është standard tashmë i pranuar nga çdo demokraci evropiane.

Unë nuk e kam ndërmend të kritikoj gjërë e gjatë për marrëveshjen e para 10 apo 8 vjetëve, për këto vendime të kaluara që janë aty në arkivat e Brukselit…Por, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur në emër të shteteve tona me detyrime edhe kur qeveritë ndryshojnë”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Kryeministri tha se do të kundërshtojnë çdo synim për etno-nacionalizëm territorial. Ai përsëriti se nuk do të pranojnë asnjë model të autonomisë territoriale.

“Tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë. Me dokumentet e mëhershme kemi ngecur. Me këtë dokument mund të ecim.

Është e rënësishme të theksojmë se çfarëdo mundësie diskriminuese mund ta ndalojmë. Duhet të shmangim çfarëdo reference të problemeve që janë shfaqur në Bosnjë. Ajo për të cilën kemi rënë dakord është një trup ligjore.

Nga shembujt evropianë Ne e kundërshtojmë me vendosmëri dhe forcë entonacionalizimin territorial. Nuk e duron republika demokratike dhe është në kundërshtim me vlerat dhe bindjet qeverisjes tonë demokratike. Siç kërkohet tani do të fillojmë në proces të gjatë konsultimesh, ku e përsëris kurrë që do të thotë asnjëherë askund nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale. Megjithëse ato marrëveshjet e mëhershme janë mbështetur shumë në territoratitelin si element qenësor. Territorialiteti ka qenë thelbi i gabuar që nuk lejojmë ta lejojmë e as përsërisim. Tash duhet të kalojmë nga standardet e Daçiqit e Vuçiqit të vitit 2013 dhe 2015 në ato të Këshillit të Evropës e sistemit demokratik të BE-së të bazuar në qytetarin.

Ne kemi marrë përsipër të formalizojmë statusin e kishës ortodokse serbe dhe të ofrojmë një nivel të lartë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare e kulturore në përputhje me modelet ekzistuese e evropiane. Unë nuk kam arsye që ta shmangë dialogun me krerët e kishës ortodokse serbe. Nuk do të hyjmë në diskutim me krerët e republikës së Serbisë për këtë çështje. Unë e ftoj udhëheqjen e kishës ortodokse serbe, që të angazhohet me ne me një qëllim të mirë e me mirëbesim që të diskutohet marrëveshja”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

Previous Post

Medvedev: Arrestimi i Putinit do të thotë shpallje lufte

Next Post

Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin

Related Posts

Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Kosovë

Bislimi pas takimit në Bruskel: Serbia është tërhequr nga marrëveshja, kërkon Zajednicën të parën

11/09/2025
Kosovë

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025
Kosovë

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025
Next Post
Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin

Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

12/09/2025

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

12/09/2025

Venera Azizi: Zëri i gruas shqiptare tashmë vendos në institucionet më të larta të RMV

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk