Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Kur do të ketë rritje të pagave në arsim dhe në institucione të tjera? Përgjigjet Mickoski 

24/09/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetje gazetareske, se a mund të pritet rritje e pagave në administratën shtetërore vitin e ardhshëm, deklaroi:

“Tani më, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, kemi një version pune të cilin po e përfundojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë dhe në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme në mbledhjen e Qeverisë të gjendet propozim-versioni i Buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda arsimit ashtu edhe brenda disa institucioneve të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres që konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit”.

Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e borxheve të trashëguara nga Qeveria e kaluar janë duke u kthyer, ai pret që shteti të hyjë në bilanc pozitiv muajin e ardhshëm.

“Tashmë një pjesë e madhe e borxheve ngadalë por me siguri po kthehen, llogaria e Qeverisë dalëngadalë po del nga bilanci negativ që kemi trashëguar. Po e kujtoj llogarinë e Qeverisë, më 24 qershor ishte rreth minus 12 miliardë denarë, minus 200 milionë euro, tani jemi këtu diku i afrohemi zeros pozitive. Pres që këtë muaj tetor, tashmë të hyjmë në plus. Një pjesë e borxheve kthehen, detyrimet e harruara janë përmbushur. Më duhet t’ju them, para se të vija sot këtu, kam pasur një takim me drejtorin e ish-ELEM-it, ESM-së së sotme, borxhet atje janë diku rreth 5 miliardë denarë.  Disi ky numër pesë u bë shenjë mbrojtëse e tyre. Pesë miliardë borxhe për pensionistët, pesë miliardë për Fondin e Shëndetësisë, pesë miliardë ESM etj. etj. Borxhet, si të thuash, të grumbulluara, para të derdhura në xhepat privatë, ky është afërsisht realiteti që trashëguam. Por nuk ka as ankime, as për keqardhje, prandaj kemi marrë besimin e qytetarëve që të punojmë shumë dhe të dalim nga ky moçal që e trashëguam dhe më në fund të hyjmë në procesin e zhvillimit dhe të projekteve”, theksoi Kryeministri Mickoski.

Previous Post

Snopçe përmend “Tigrat” dhe punësimet në MPB, thotë se Ligji që po përgatit VLEN-i do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat

Next Post

Mickoski: Nëse VLEN-i dëshiron të largohet nga qeveria, me fat!

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Mickoski: Nëse VLEN-i dëshiron të largohet nga qeveria, me fat!

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk