Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Kupa e Botës 2026: Gjigantët e futbollit drejt betejës së madhe në Amerikë

16/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Botës 2026 po afron dhe tashmë panorama e futbollit botëror po merr formë. Disa prej kombëtareve më të mëdha kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen e tyre, ndërsa të tjera janë në garë për të qenë pjesë e spektaklit që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Me yje të rinj që po shpërthejnë dhe trajnerë të njohur që kërkojnë lavdinë e radhës, pritshmëritë janë më të larta se kurrë.

Në këtë fazë, disa prej ekipeve më të fuqishme në botë po duken në formë të shkëlqyer, nga kampionët në fuqi të Argjentinës, tek Spanja e rinovuar, Franca e konsoliduar, Brazili që kërkon ringjalljen dhe Portugalia e përjetshme me Cristiano Ronaldon. Edhe Gjermania, Holanda e Italia kërkojnë të rikthehen në majën e futbollit botëror.

BBC Sport ka analizuar formën, kualifikimet dhe ambiciet e disa prej favoritëve kryesorë për Kupën e Botës 2026.

Spanja

Spanja është aktualisht favorite për të fituar Kupën e Botës dhe me arsye.

Ajo ishte fituese e merituar e Euro 2024, duke mposhtur Anglinë në finale.

Në radhët e saj ka edhe superyllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, një nga lojtarët më të mirë në botë.

Përveç një humbjeje me penallti ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve në qershor, Spanja nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare që nga marsi 2023.

Edhe pse nuk është ende matematikisht e kualifikuar, kryeson Grupin E me pikë të plota.

Franca

Franca, ende nën drejtimin e Didier Deschamps – që do të largohet pas turneut – synon të arrijë në finalen e tretë radhazi të Kupës së Botës.

Ajo fitoi në vitin 2018 ndaj Kroacisë, ndërsa në 2022 humbi me penallti ndaj Argjentinës pas një ndeshjeje spektakolare 3-3.

Kylian Mbappe është shpresa kryesore e “Gjelave”, me 17 gola në 13 ndeshje për Real Madridin dhe Francën këtë sezon.

Aktualisht kryesojnë Grupin D, tre pikë para Ukrainës.

Anglia

Pas disa dështimeve të hidhura nën drejtimin e Gareth Southgate, në Angli ka ndjesi optimizmi të madh.

Federata Angleze emëroi Thomas Tuchel me një kontratë të përkohshme vetëm për këtë turne, duke treguar synimin për të fituar.

Harry Kane është në formë të shkëlqyer, ka realizuar 20 gola në 11 ndeshje për Bayern Munich dhe Anglinë.

Anglia është skuadra e vetme evropiane që ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit dhe e para që ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026.

Brazili

Dikur sinonim i lavdisë botërore, Brazili nuk ka arritur në asnjë finale që prej triumfit të vitit 2002.
Për të kthyer suksesin, federata emëroi Carlo Ancelottin si trajnerin e parë të huaj që nga viti 1965.

Pas shkarkimit të Dorival Junior pas një humbjeje 4-1 ndaj Argjentinës, Ancelotti mori drejtimin në maj.
Brazili u kualifikua vetëm nga vendi i pestë në grupin e Amerikës së Jugut, me gjashtë humbje në 18 ndeshje, një performancë larg pritjeve.

Argjentina

Kampionia në fuqi e botës, Argjentina, fitoi Kupën e Botës 2022 duke mposhtur Francën me penallti.

Ajo dominoi edhe kualifikimet në Amerikën e Jugut, nëntë pikë mbi Ekuadorin e vendit të dytë.

Lionel Messi ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në Botëror, por pritet që ta bëjë.

38-vjeçari u pushua në një miqësore së fundmi, pasi trajneri Lionel Scaloni dëshironte të testonte Lautaro Martinezin dhe Julian Alvarezin së bashku.

Portugalia

Portugalia është në formë të shkëlqyer, edhe pse ende nuk është matematikisht e kualifikuar.

Ajo kryeson Grupin F dhe fitoi Ligën e Kombeve në verë duke mposhtur Spanjën me penallti.

Edhe pse kishte kritika se Cristiano Ronaldo e pengonte ekipin në Euro 2024, legjenda portugeze ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje që prej asaj kohe.

Në verën e ardhshme, ai do të jetë 41 vjeç.

Gjermania

Që nga triumfi në Botërorin 2014, Gjermania nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve në dy edicionet e fundit.

Tani ajo është e para në Grupin A, por vetëm me diferencë golash ndaj Sllovakisë.

Humbja e fundit ndaj Sllovakisë ishte vetëm e katërta në historinë e kualifikimeve për Botërorin, një sinjal alarmi për “Pancerat”.

Holanda

Pas humbjes ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024, Holanda ka gjetur formën.

Ka fituar 16 nga 18 pikët e mundshme në grup, me 22 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Memphis Depay ka bërë histori si golashënuesi (54) dhe asistuesi (35) më i mirë në historinë e kombëtares.

Italia

Italia, dikur fuqi botërore, po has sërish vështirësi për t’u kualifikuar.

Që nga triumfi i vitit 2006, “Azzurrët” nuk kanë luajtur asnjë ndeshje me eliminim direkt në Botëror.

Ata nuk u kualifikuan as në 2018, as në 2022, dhe rrezikojnë të mos jenë as në 2026, pasi ndodhen tre pikë pas Norvegjisë në Grupin I.

Megjithatë, në Europianë janë treguar më të suksesshëm, duke mposhtur Anglinë në finalen e Euro 2021./Express

Previous Post

Dita Botërore e Ushqimit

Next Post

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

Related Posts

Sport

Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15/10/2025
Sport

Këto janë 28 kombëtaret që siguruan biletën për në Botëror

15/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Shqipëri

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025
Shqipëri

Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse

14/10/2025
Sport

Ndryshim i rëndësishëm në formatin e Ligës së Kampionëve

14/10/2025
Next Post

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

Fatmir Dehari reagon për përgjimet: Janë veprime të orkestruara me motive politike dhe personale

16/10/2025

FSK-ja hyn gabimisht në veri

16/10/2025

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk