Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Kunata i shërbente dhe kujdesej, ai e vrau/ Detaje nga krimi tronditës…

08/04/2023
Kunata i shërbente dhe kujdesej, ai e vrau/ Detaje nga krimi tronditës…
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, nuk jeton më. Ajo u vra nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë.

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur të madh e të vogël pa gjetur pse-të e shumta që heshtin pas këtij krimi makabër.

Akoma më të rëndë e bën fakti se 37-vjeçarja ishte në shtrat me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua nga kunati i saj në orën 4 të mëngjesit, për të cilin thuhet se vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën, 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.

Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Ata janë shfaqur të tronditur dhe në gjendje të rëndë psikologjike.

Mësohet se autori i dyshuar, 43-vjeçari Roland Sinani qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, teksa ishte pikërisht kunata që vrau ajo që i shërbente, i lante rrobat e i gatuante.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh.

Sipas fqinjëve, familja Sinani ishte e tërhequr dhe nuk kishin shumë komunikim. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë.

Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.

Pas vrasjes dhe vetëvrasjes së sotme, numërohen 15 viktima prej fillimit të vitit./ © SYRI.net

Previous Post

VMRO akuzon: Derisa Kovaçevski është kryeministër, gruaja e tij hyn në biznes milionësh

Next Post

LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

Related Posts

Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Shqipëri

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31/10/2025
Shqipëri

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31/10/2025
Next Post
LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

01/11/2025

Pas Shkëndijës, edhe Pobeda e Prilepit del me reagim zyrtar për incidentin pas ndeshjes

01/11/2025

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk