Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

KUJDES! Pas pagesës së pestë pa kontakt, duhet të vendosni kartelën në terminal dhe të shënoni PIN-in

27/11/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të numërojnë deri në 5. Me kartelë pa kontakt mund të paguajnë katër herë, por për pagesën e pestë duhet të vendoset PIN kodi. E njëjta ndodh edhe nëse paraprakisht keni blerë diçka në vlerë prej mbi 9 000 denarë. Bëhet fjalë për risi që funksionon nga tetori i këtij viti, por askush nuk i ka informuar qytetarët. Përvojë të pakëndshme kanë pasur shumë qytetarë që iu drejtuan redaksisë sonë. Thonë se jashtë vendit edhe pse kanë pasur para në kartelë kanë mbetur ka kokërr denari.

“Isha disa ditë jashtë vendit dhe mbeta pa denarë edhe përkundër asaj që në llogari kisha para. Pas katër pagesave në market me kartelën, çdo transaksion i ardhshëm, që duhej të paguaja, m’u refuzua. Duhej të huazoja para nga miqtë. Sapo u ktheva në Shkup, në bankë më thanë se pas pagesës së pesë, pa kontakt, duhet ta vendosi kartelën në terminal dhe të konfirmojë PIN-in. Jashtë vendit sigurisht nuk e bëra që terminali të mos ma marrë kartelën. Në mënyrë të tillë, me bënë që të nxjerr shumë më të madhe kesh dhe fare të mos e shfrytëzojë kartelën. Në çdo mënyrë, përvojë e hidhur. Për rregullat e reja nuk isha i informuar”, tha një qytetar për TV21.

Nga Banka Popullore për TV21 e konfirmuan këtë. Vendimi është në fuqi që nga janari i vitit 2023, por ka qenë me prapaveprim, që bankat të kenë kohë të adaptojnë terminalet e tyre.

“Në rast kur janë kryer katër pagesa me kartelë pa kontakt, në transaksionin e pestë pa kontakt banka duhet patjetër të kërkojë vendosje të PIN-it ose nëse shuma e përgjithshëm e transaksioneve tejkalon 9000 denarë. Shpjegojmë se me rregulloren e re sigurohet siguri më e madhe në kryerjen e pagesave dhe mbrojtjen e shfrytëzuesve të shërbimeve pagesore dhe bankave nga skenarët e njohur për mashtrime. Mekanizmat e njëjtë mbrojtës janë në fuqi në gjithë vendet anëtare të BE-së, pas çka është bërë adaptim me praktikat më të mira”, thonë për TV21 nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Përveç kësaj, në vendet e shitjes ku ka mundësi për pagesë pa kontakt duhet të vendoset kodi PIN edhe nëse transaksioni tejkalon shumën prej 3000 denarëve. Nga Banka Popullore shpjegojnë se bëhet fjalë për akt nënligjor që është sjellë në përputhje me Ligjin e ri për shërbime pagesore dhe sisteme për pagesa.

Previous Post

Fjolla Morina konfirmon lidhjen me një biznesmen shqiptar që jeton në Dubai

Next Post

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE dhe këshilltarët e saj refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj

Related Posts

Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Maqedoni

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Maqedoni

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025
Aktuale

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet pika kufitare!

15/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi dhe Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

15/08/2025
Maqedoni

Ramadani premton themelimin e njësisë rajonale të zjarrfikësve në Bërvenicë

15/08/2025
Next Post

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE dhe këshilltarët e saj refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

15/08/2025

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk