Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

01/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në procesin gjyqësor që zhvillon Gjykata Speciale në Hagë.

Më konkretisht, Gjykata i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë.

Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.

Shpenzimet për ekipet mbrojtëse të të pandehurve i kryen kryesisht shteti i Kosovës.

Pavarësisht deklaratave të ministrisë, Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.

Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Në dhjetor të vitit 2024, ndaj Thaçit është ngritur edhe një aktakuzë e dytë për pengim të drejtësisë.

Për çfarë “çmimesh tavan” bëhet fjalë?

Sipas një udhëzimi administrativ të vitit 2024, Ministria e Drejtësisë i ka kategorizuar pagesat për avokatët mbrojtës me arsyetimin se “sistemi i pagesave duhet të kontribuojë në ruajtjen e një ekuilibri midis burimeve dhe mjeteve të të akuzuarit, në këtë rast shtetit të Kosovës”.

Sipas këtij kategorizimi, shteti i Kosovës ndan deri në 110.000 euro në muaj për një avokat në fazën e gjykimit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë më 28 korrik, se në kategorinë e katërt – më të rëndën – bëjnë pjesë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

“Ajo që kemi bërë është që, duke parë se kemi pasur disa raste për pengim të drejtësisë, e kemi bërë ndryshimin përmes udhëzimit administrativ që të mos jetë dikush me mbështetje financiare të njëjtë sikurse ata që përballen me këto akuza (krime lufte), sepse nuk është e njëjta”.

Sipas udhëzimit të ri administrativ, nëse dikush në Gjykatën Speciale gjykohet për vepra penale, të cilat nuk kanë të bëjnë me krimet për të cilat është themeluar ajo, përfshirë: pengimin e drejtësisë, shkeljen e urdhrave të gjykatës, apo shkeljeve tjera, atëherë shteti ofron deri në 5.000 euro në muaj për mbrojtjen.

“Kjo është bërë për ta dekurajuar këdo që ta dëmtojë këtë proces. Unë, personalisht, besoj që rastet e fundit më shumë i dëmtojnë ata, sesa që u ndihmojnë”, ka deklaruar Haxhiu.

A duhet të ketë kategorizime?

Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se duhet të ketë limite në shumën që ndan shteti për mbrojtje.

“Nuk mund të shpenzohen pa limit resurset shtetërore”, ka thënë shkurt ai.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet fajësuar për shumën e pagesave që bën në rastet që lidhen me pengim të drejtësisë, por që duhet të sigurojë mbrojtje efektive dhe të mos i kursejë mjetet kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës.

“Qeveria do të duhej ta kishte një vizion shumë më të qartë dhe ta shihte mbrojtjen e të pandehurve si mbrojtje për vetë shtetin e Kosovës. Shteti do të duhej të analizonte, ta bënte një vlerësim se çfarë fiton Republika e Kosovës dhe sa është interesi i Republikës së Kosovës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe mbrojtjen e katër të pandehurve kryesorë në Hagë”.

Sipas tij, procesi gjyqësor tani është në “periudhë kritike” për shkak të thirrjes së dëshmitarëve të profilit të lartë në Hagë dhe angazhimit të madh të mbrojtjes, prandaj mund të ketë shpenzime më të mëdha.

Në gusht të vitit të kaluar, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, u pati nisur letër krerëve të shtetit, duke iu kërkuar rritje të fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike të ish-krerëve të UÇK-së, sepse në të kundërtën rrezikohej largimi i avokatëve kryesorë.

Por, sipas Miftarajt, “avokatët e kanë ditur qartë se sa do të jenë tarifat dhe sa do të zgjasë procesi”.

“Problemi është te fakti që të pandehurit në Hagë, përveç ndihmës shtetërore, e kanë pasur Fondacionin që i ka mbështetur financiarisht, dhe të pandehurit ndoshta kanë pritur mbështetje më të madhe nga qytetarët, dhe kur kjo s’ka qenë e mjaftueshme, kanë mbetur mbrapa me pagesa për avokatë”.

Gjykata Speciale është formuar jashtë shtetit, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, për të garantuar proces gjyqësor të paanshëm. Droja nga mundësia e frikësimit të dëshmitarëve është një tjetër arsye pse gjykata e ka selinë në Holandë dhe jo në Kosovë.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë atë më 2017, por pa sukses./REL

Previous Post

Bekim Sali: Jam djali i një familje esnafi, shprehinë e punës e kam trashëgim nga babai

Next Post

8 punësime të reja në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale

Related Posts

Kosovë

Kjo do të jetë befasia që Dua Lipa i rezervon audiencës gjatë performancës në Sunny Hill

01/08/2025
Kosovë

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

01/08/2025
Kosovë

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa iki nga Kosova”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin

01/08/2025
Kosovë

I akuzuar për krime lufte, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Pleskoviqin

31/07/2025
Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
Next Post

8 punësime të reja në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk