Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kthehen protestat në Çashkë, banorët kundërshtojnë ashpër hapjen e paraleles shqipe

23/01/2024
Kthehen protestat në Çashkë, banorët kundërshtojnë ashpër hapjen e paraleles shqipe
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor ka rikthyer protestat në Çashkë, kundër paraleles shqipe për klasën e parë. Banorë të caktuar të Çashkës sërish bllokuan hyrjen para shkollës fillore “Todor Janev” duke penguar mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë në realizimin e procesit mësimor. Përveç rikthimit të protestave, me vendim të prindërve është rikthyer edhe bojkoti I mësimit nga nxënësit maqedonas, bojkot I cili me javë të tëra u zhvillua edhe gjatë gjysmëvjetorit të parë.

Në këtë shkollë, paralelja shqipe për klasën e parë për herë të parë u hap pak kohë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor. Ndërsa banorët e kësaj zone ashpër kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe, ministri I Arsimit Jeton Shaqiri mbetet në qëndrimin se mësimi shqip në këtë shkollë do të funksionojë pavarësisht kundërshtimeve të një pjese të caktuar të banorëve të Çashkës. Sipas Shaqirit, hapja e paraleles është realizuar konform të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, Shaqiri tha se do të shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një objekti të ri shkollor ku do të mësonin vetëm nxënësit shqiptarë.

Protesta në Çashkë ka nisur më 23 nëntor për shkak të vendimit të hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë. Sipas këshillit të prindërve paralelja është hapur pa respektuar procedurat ligjore dhe pa miratimin e këshillit të prindërve. Në shkollën fillore të Çashkës, ka mbi 70 nxënës shqiptarë të cilët janë të detyruar të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë deri në të 9, për shkak të mungesës së mësimit në gjuhën amtare. /alsat.mk

Previous Post

Ministri Aliu për mundësinë për dorëheqje: Nuk ua jap atë kënaqësi

Next Post

Këngëtarit serb i konfiskohet pasaporta, masa e kujdesit për aksidentin afër Tabanocës

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post
Këngëtarit serb i konfiskohet pasaporta, masa e kujdesit për aksidentin afër Tabanocës

Këngëtarit serb i konfiskohet pasaporta, masa e kujdesit për aksidentin afër Tabanocës

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk