Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

KSI-ja rekomandon shtimin e kontrolleve nëpër çerdhe

05/03/2024
KSI-ja rekomandon shtimin e kontrolleve nëpër çerdhe
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) rekomandon shtimin e kontrolleve nëpër të gjitha çerdhet në Shkup. Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit do të kryhen teste PCR për pertusis. Zëdhënësi i Komisionit madje thotë se nga 15 marsi arrijnë dozat e para për vaksinimin edhe të të rriturve.

“Të përforcohet inspektimi I inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësorë, me qëllim që të mundet vërtetë të shihet gjendja nëpër çerdhe dhe të marrim pasqyrë më reale se si është gjendja nëpër çerdhe me të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit dhe a respektohet rekomandimi i KSI, që të mos pranohen nëpër çerdhe fëmijë të pavaksinuar. Rekomandimi i radhës është që të mundësohet testim në të gjithë territorin e shtetit për pertusis, që do të zbatohet nga qendrat për shëndet publik, deri më tani nuk kishte mundësi të tillë”, tha Zllate Memedoviç, zëdhënës i KSI-së.

Drejtori i Klinikës Infektive Fadil Cana tha se edhe pse me kollën e keqe më të prekur janë fëmijët, megjithatë në këtë klinikë teste PCR po bëjnë edhe të rriturit.

“Pacienti që u kontrollua në klinikën infektive, bëhet fjalë për një person të rritur që testin e bëri vullnetarisht, pa ndonjë indikacion epidemiologjik, e ka bërë në Institutin e Shëndetit publik dhe për shkak të kollitjes që nuk ishte e madhe, dhe rezultati është pozitiv ndaj pertusis, e ndërsa ai pacient nuk ka asnjë pasqyrë klinike, kjo çështje është vështirë që të jepet përgjigje, por kjo kategori e qytetarëve të rritur nuk janë të rrezikuar dhe nëse hyjmë në testim të të gjithë popullatës, kjo do të shkaktonte kaos dhe numrat do të ishin më të mëdha se ato të paraparat”, u shpreh Fadil Cana, Drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive.

Nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar 123 raste me kollën e keqe, pjesa më e madhe në Qytetin e Shkupit. Nga KSI njoftojnë se prej 18 janarit deri në fund të shkurtit, janë aplikuar mbi 22 mijë vaksina kundër pertusis. /Alsat.mk

Previous Post

BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave për ciklin e arsimit të lartë

Next Post

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Siljanovska: Serbia partner ynë strategjik!

Related Posts

Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Maqedoni

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Maqedoni

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025
Aktuale

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet pika kufitare!

15/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi dhe Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

15/08/2025
Maqedoni

Ramadani premton themelimin e njësisë rajonale të zjarrfikësve në Bërvenicë

15/08/2025
Next Post
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Siljanovska: Serbia partner ynë strategjik!

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Siljanovska: Serbia partner ynë strategjik!

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

15/08/2025

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk