Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

KShZ, të gatshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

07/05/2024
KShZ, të gatshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shprehen të gatshëm për mbarëvajtjen e këtyre dy palë zgjedhjeve në të njëjtën ditë.

Zëdhënësi i këtij komisioni, Admir Shabani, ekskluzivisht për RTVM2 ka theksuar se përveç përgatitjeve të zakonta që janë bërë, KShZ-ja po ashtu ka anashkaluar edhe anomalitë apo lëshimet minimale, të cilat ishin vërejtur në rrethinë e parë të zgjedhjeve.

“KShZ-ja gjatë kësaj periudhë dyjavore intensivisht është duke u përgatitë për t’i mbajtur zgjedhjet ditën e nesërme. I gjithë materiali zgjedhor, duke filluar nga fletëvotimet, nga procesverbalet, aparatet për identifikim biometrik të qytetarëve, dhe të gjitha materialet tjera që janë të nevojshme, tashmë të dorëzuara nëpër komisionet komunale fillimisht, dhe pastaj nëpër këshillat zgjedhore, dhe tashmë mund të konsiderojmë se procesi zgjedhor tashmë ka filluar. Në përgjithësi, KShZ-ja i ndërmori të gjitha hapat, na garantojnë që dita e nesërme do të shkojë në mënyrë më të mirë të duhur.”, – deklaroi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.

Shabani po ashtu shtoi se për një proces të rregullt zgjedhor nuk duhet të jetë e përgatitur vetëm KShZ-ja dhe institucionet shtetërore, por këtë proces duhet ta ndihmojnë edhe qytetarët, por edhe nga vet garuesit në zgjedhje.

“Nga pjesa tjetër varet shumë nga qytetarët, nga garuesit në zgjedhje, të cilët detyrimisht duhet t’i respektojnë rregullat për zgjedhje, me qëllim që në përgjithësi të gjithë së bashku të kontribuojmë për të mirën zgjedhore. Kuptohet, këtë periudhë e shfrytëzuam për t’i analizuar edhe raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, analizë e cila na ndihmoi që të përgatitemi edhe më tepër për realizimin e zgjedhjeve të ditës së nesërme.”, – theksoi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.

Nga KShZ-ja po ashtu kanë shprehur se janë bërë përgatitjet maksimale edhe në përpunimin e sa më të shpejtë të rezultateve zgjedhore, e të cilat sipas Shabanit, diku para mesnatës, KShZ-ja mund të dalë me rezultatet preliminare.

Nga KShZ-ja kanë theksuar se të mërkurën, që nga ora 07:00 e mëngjesit do të hapen të gjitha 3.480 vendvotime në 80 komunat e vendit, ku të drejtën e votës do ta kenë mundësi ta realizojnë 1 814 317 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 1 815 350 për zgjedhjet parlamentare, kutitë e votimeve do të mbyllen në ora 19:00, ndërsa shumë shpejtë do të inkorporohen edhe votimi i personave të moshuar dhe atyre të cilët janë të palëvizshëm, të sëmurët, apo atyre të zhvendosur.

Previous Post

Oda Ekonomike Bujqësore: Buka nuk do të shtrenjtohet!

Next Post

“E lumja unë për ty”, ribashkohen sërish dy humoristët e “Stupcave”

Related Posts

Maqedoni

Mickoski: Fituesi i zgjedhjeve lokale është i qartë

21/09/2025
Maqedoni

Taravari: Koalicioni me BDI dhe AKI është i përkohshëm

21/09/2025
Maqedoni

AKI sot hap shtabin në Haraçinë, nesër në Likovë

21/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti: “Rinia është forca që do ta udhëheqë Çairin drejt së ardhmes”

21/09/2025
Maqedoni

Mexhiti i entuziazmuar nga rinia e Serovës! Të rinjt, partnerët tanë më të fuqishëm për një Çair të zhvilluar

21/09/2025
Maqedoni

Fetai godet “të konvertuarit”: Fanatizmi i tyre është shenjë torture të brendshme

21/09/2025
Next Post
“E lumja unë për ty”, ribashkohen sërish dy humoristët e “Stupcave”

“E lumja unë për ty”, ribashkohen sërish dy humoristët e “Stupcave”

Mickoski: Fituesi i zgjedhjeve lokale është i qartë

21/09/2025

Nesër mbahet ceremonia e Topit të Artë, këta janë pretendentët kryesor për ta fituar

21/09/2025

Vjen reagimi i Izraelit pasi Mbretëria e Bashkuar njohu shtetin palestinez

21/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk