Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

KSHZ: ODIHR me 14 vëzhgues nga nesër fillon me monitorimin e Zgjedhjeve Lokale 2025

04/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditime për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale u miratuan unanimisht nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të kenë takimin e parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it, me ç’rast zyrtarisht do të fillojnë punën e tyre.

“Informojmë publikun se nga nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe duke filluar nga nesër do të fillojë puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha sqarimet e nevojshme me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha seancat tona të hapura publike. Kështu që në atë drejtim po i miratojmë kërkesat e tyre të para për akreditim të vëzhguesve. Njëra kërkesë është për gjashtë persona, kërkesa tjetër është për tetë persona”, tha Kondarko.

Anëtarët e KSHZ-së miratuan unanimisht edhe ndryshimet, plotësimet e vendimit për ndryshimin e regjistrit të radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe portaleve të internetit për zgjedhjet lokale. Në seancën e sotme të 133-të të KSHZ-së u shqyrtuan edhe 34 kërkesa për shkarkimin e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, dhe në vend të tyre u zgjodhën kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të rinj të komisioneve komunale zgjedhore.

Previous Post

Izet Mexhiti: Autorët e dhunës në Tetovë do të përballen me ndëshkimin më të rëndë nga shteti

Next Post

Rrahja në Tetovë, Mickoski: Mos t’i jepet konotacion etnik rastit, autorët sa më shpejtë të dalin para drejtësisë

Related Posts

Maqedoni

Gjorgjievski: Aerodromi do të bëhet me rrethrrotullim të ri dhe një urë të re

01/10/2025
Maqedoni

Misajllovski-Helez: Përforcim i partneritetit dhe besimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës

01/10/2025
Maqedoni

Fillon viti i ri akademik/UNT me 1040 regjistrime, rrit potencialin akademik dhe konfirmon misionin e tij edukativ

01/10/2025
Maqedoni

Tetori Rozë/ Shifra shqetësues me kancerin e gjirit, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 1 mijë pacientë

01/10/2025
Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi takon ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Dukaj

01/10/2025
Maqedoni

Rasti “Koçani DAP pezullon disa inspektorë

01/10/2025
Next Post

Rrahja në Tetovë, Mickoski: Mos t’i jepet konotacion etnik rastit, autorët sa më shpejtë të dalin para drejtësisë

Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

01/10/2025

Gjorgjievski: Aerodromi do të bëhet me rrethrrotullim të ri dhe një urë të re

01/10/2025

Frutat dhe perimet që duhen konsumuar gjatë vjeshtës

01/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk