Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

KSHZ miraton udhëzimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve në komuna

22/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar udhëzimin për numrin e këshilltarëve në komunat dhe në qytetin e Shkupit. Vendimi u mor me pesë vota “pro” dhe një “kundër”.

Anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu, e cila votoi kundër ka reaguar për këtë vendim, duke theksuar se nuk ka konsensus dhe se ky vendim është sjellë në kundërshtim me rregulloren. Ajo paralajmëroi gjithashtu se do të dorëzojë padi në Gjykatën Administrative.

“Nuk pajtohem me këtë qëndrim tuajin dhe mendoj se ky vendim është në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me Rregulloren dhe Kodin Zgjedhor. Neni 34E nëse në afat prej dy ditë pune nuk arrihet konsensus që nuk u arrit, siç e patë edhe vet në vet seancën lidhur me propozim-vendimin dhe nuk miratohet vendimi me konsensus nga ana e KShZ-së konsiderohet që vendimi nuk është miratuar dhe kundër këtij të njëjtit lejohet padi pranë Gjykatës Administrative, dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike dhe për këtë vendim do të dorëzoj padi në Gjykatën Administrative.”, – deklaroi Ditmire Shehu nga KShZ.

Por, kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, sqaroi se pas mosarritjes së konsensusit në mbledhjen e parë, vendimet merren vetëm me shumicë.

“Sipas Kodit Zgjedhor dhe Rregullores, KShZ-ja vendos me shumicë votash. Konstatoj se nga shtatë anëtarët e zgjedhur të KShZ-së, gjashtë janë të pranishëm në këtë mbledhje, pesë votuan “pro”, një votoi “kundër”. Sipas kësaj, ky vendim është miratuar me pesë vota “pro” dhe një “kundër”. Sa i përket referimit tuaj procedural në nenin 31.34g, kjo ishte ngritur fillimisht në mbledhjen e parë, kur kërkuat të votohet me konsensus; përderisa nuk pati konsensus, e zhvilluam këtë procedurë shtesë dhe e morëm mendimin. Pas kësaj, nuk kemi më kushte ligjore për të kërkuar votim me konsensus, por vetëm me shumicë votash.”, – theksoi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.

Sipas Kodit Zgjedhor, siç theksoi Kondarko, procedura e mëtejshme juridike si mjet juridik lejohet në të drejtën në Gjykatën Administrative nga ana e anëtarit të KShZ-së, i cili ka mendim të kundërt me një vendim të tillë në KShZ.

Nga KShZ-ja gjithashtu kanë njoftuar se nga e nesër deri më 11 shtator do të fillojë kontrolli publik i Listës së Zgjedhësve për zgjedhjet lokale të planifikuara për 19 tetor.

Previous Post

Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”

Next Post

Mexhiti: Mbështetja për komunitetin e artistëve do të mbetet një prej prioriteteve tona!

Related Posts

Aktuale

Albi Qamili emërohet bartës i listës së VLEN në Tetovë

13/09/2025
Aktuale

142 shtete të OKB-së mbështesin një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria dhe Maqedonia abstenuan (TABELA)

13/09/2025
Maqedoni

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin?!

13/09/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

13/09/2025
Maqedoni

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

12/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

12/09/2025
Next Post

Mexhiti: Mbështetja për komunitetin e artistëve do të mbetet një prej prioriteteve tona!

Albi Qamili emërohet bartës i listës së VLEN në Tetovë

13/09/2025

142 shtete të OKB-së mbështesin një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria dhe Maqedonia abstenuan (TABELA)

13/09/2025

NATO nis operacion të posaçëm pas futjes së dronëve rusë në Poloni

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk