Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

KSHZ i hodhi poshtë të gjitha 57 ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale

24/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot i hodhi poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Tridhjetë e shtatë prej tyre kishin të bëjnë me procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, ndërsa 20 ankesa ishin për vetë procesin e votimit.

“E përfunduam shqyrtimin e të gjitha ankesave të paraqitura. Me këtë konstatoj se edhe për pikën numër 7, që ka të bëjë me procedurën e shqyrtimit të ankesave për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve, KSHZ veproi brenda afatit ligjor dhe në seancë publike i arsyetoi të gjitha ankesat. Në total kishte 37 ankesa për rezultatet e votimit dhe, sipas pikës paraprake 6, 20 ankesa për vetë procedurën e votimit – gjithsej 57 ankesa. Në disa prej tyre ishin përfshirë më shumë vendvotime. Të gjitha ankesat sot u hodhën poshtë si të pabazuara – disa u tërhoqën, ndërsa disa u refuzuan si të papranueshme,” deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në seancën e 149-të të Komisionit.

Kondarko sqaroi se vendimet lidhur me ankesat do të përgatiten brenda afatit ligjor dhe, pas pranimit të tyre, parashtruesit kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje juridike të shkallës së dytë, përmes padisë në Gjykatën Administrative.

“Pasi të vendosë Gjykata, për të gjitha komunat ku ka pasur ankesa, në ditët në vijim – në varësi të veprimit të Gjykatës Administrative – do të dalim me publikimin e rezultateve përfundimtare për ato komuna,” shtoi Kondarko.

Nga 44 komunat për të cilat KSHZ të hënën shpalli rezultatet e para zyrtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, për 11 prej tyre kanë mbërritur ankesa, dhe rezultatet për to ende nuk janë përfundimtare. Këto janë komunat: Haraçinë, Bogdanci, Bosilovë, Butel, Veles, Gazi Babë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çair dhe Çashkë.

Sipas Kondarkos, në komunat ku nuk janë paraqitur ankesa për votimin për zgjedhjen e kryetarëve të komunave – gjithsej 33 komuna – KSHZ sot shpalli rezultatet përfundimtare për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

“Rezultatet dhe emrat e kandidatëve nuk do t’i lexoj, sepse ato tashmë janë shpallur të hënën në publikimin e rezultateve zyrtare paraprake dhe ndodhen në faqen zyrtare të KSHZ-së. Vetëm do t’i lexoj emrat e komunave ku votimi për kryetarë komunash është përfundimtar,” tha Kondarko.

Komunat ku zgjedhjet për kryetarë komunash përfunduan në raundin e parë janë: Berovë, Manastir, Bosillovë, Vevçan, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zhelinë, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Kratovë, Kriva Pallankë, Likovë, Novac, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Plasnicë, Radovish, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçan, Strumicë, Tearcë dhe Shtip.

Sa i përket zgjedhjeve për këshillat komunalë, KSHZ njoftoi se në 64 komuna nuk janë paraqitur ankesa për votimin e mbajtur më 19 tetor, prandaj në të gjitha këto komuna votimi konsiderohet i përfunduar dhe rezultatet janë përfundimtare.

Komunat për të cilat janë shpallur rezultatet përfundimtare të këshillave komunalë janë: Haraçinë, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht, Qyteti i Shkupit, Berovë, Manastir, Bogovinë, Brvenicë, Vallandovë, Bosillovë, Vevçan, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debar, Debërcë, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zhelinë, Zelenikovë, Zrnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Konçë, Kisella Vodë, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Krushevë, Likovë, Lozovë, Maqedonska Kamenicë, Maqedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novac, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Plasnicë, Pehçevë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Radovish, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçan, Strugë, Strumicë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Qeshinovë-Obleshevë, Çuçer Sandevë dhe Shtip.

Për listat e kandidatëve për këshilltarë ose për procesin e votimit për këshillat komunalë janë paraqitur 17 ankesa, për të cilat KSHZ vendosi sot. Këto kanë të bëjnë me këshillat e komunave: Shuto Orizare, Bosilovë, Prilep, Gazi Babë, Çashkë, Aerodrom, Dollnen, Resnjë, Butel, Gostivar, Krivogashtan, Bogdanci, Çair, Veles, Vinicë, Karposh dhe Kërçovë

Previous Post

Vlerësimi i parë nga Brukseli, Mercier: Zgjedhjet lokale në RMV ishin konkurruese

Next Post

Tetovë – Tre shoferë arrestohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gostivar–Tetovë

Related Posts

Maqedoni

Mashtrim ndërkombëtar: Tetovari humb 18 mijë euro nga një shtetas turk

24/10/2025
Maqedoni

VLEN: Kulla e gënjeshtrave u shemb më 19 tetor!

24/10/2025
Maqedoni

2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar

24/10/2025
Maqedoni

Tetovë – Tre shoferë arrestohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gostivar–Tetovë

24/10/2025
Maqedoni

Vlerësimi i parë nga Brukseli, Mercier: Zgjedhjet lokale në RMV ishin konkurruese

24/10/2025
Aktuale

Kovaçev: 216.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

24/10/2025
Next Post

Tetovë – Tre shoferë arrestohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gostivar–Tetovë

Mashtrim ndërkombëtar: Tetovari humb 18 mijë euro nga një shtetas turk

24/10/2025

VLEN: Kulla e gënjeshtrave u shemb më 19 tetor!

24/10/2025

2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk