Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Kryevepër e Napolit/ Ish-kampionet fitojnë 3-2 në Bergamo, bie Atalanta

19/01/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duket sikur jetojmë në një botë tjetër. Disa vjet më parë, një Atalanta-Napoli do të ishte një sfidë simpatike e Serisë A, por jo më shumë, ndërsa një Juventus-Milan, duel për titull.

Sot ndodh e kundërta. Përballja për skudeton u luajt në Bergamo, dhe Napoli I trajnerit Antonio Konte tregoi se është pretendent I madh për t’ia dalë. Fitoi 3-2 ndaj Atalantës vendase, asaj që deri pak javë më parë ishte skuadra më në formë e Italisë, ndërsa ndeshja ishte një spektakël.

Mateo Politano dhe Skot Mektominei përmbysën avantazhin e hershëm të vendasve, arritur nga Retegi në 16’.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për të kaltrit, ndërsa shpejt pas pushimit, Lokman barazoi në 55’. Gjithsesi, fjalën e fundit e pati Napoli, dhe pikërisht ai që quhet “asi nën mëngë” I Kontes, Romelu Lukaku.

Të dy bashkë fituan titullin tek Interi, dhe duan ta bëjnë në stadiumin “Maradona”. Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, ishte titullar dhe 90 minuta në fushë për Atalantën.

“Napoli I madh, – titullon “Il Korriere delo Sport”, – kryevepër e Kontes, fiton 3-2 në Bergamo! Të parët me 6 pikë plus ndaj Interit!

“La Gazeta delo Sport” thekson se Konte po arratiset pas spektaklit në Bergamo, dhe se tani I takon Interit! Për Juven, bën lojë fjalësh: Djall, çfarë Juve!

Në stadiumin “Alianc” të Torinos, fitorja e vendasve ishte e merituar. Pas një pjese të parë mjaft të bukur dhe thuajse të barabartë, “Zonja e Vjetër” bëri diferencën në të dytën.

Të rinjtë Mbangula dhe Ueah shënuan përkatësisht në 59’ e 64’, dhe bardhezinjtë mbajtën topin 60 për qind e bënë dyfishin e gjuajtjeve në kuadrat.

Napoli kryeson Serinë A me 50 pikë ndaj 44 të Interit që ka dy ndeshje më pak.

Juventusi ka 37 pikë dhe synon Championsin, ndërsa Milani e ka më keq, me vetëm 31.

Previous Post

Çfarë do të ndodhë me të burgosurit palestinezë, Hamasi: 90 prej tyre do të lirohen sot

Next Post

Los Anxhelosi po përgatitet për zjarre të reja ekstreme, parashikohen erëra të forta

Related Posts

Sport

Milevski: Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet

12/10/2025
Sport

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025
Aktuale

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Next Post

Los Anxhelosi po përgatitet për zjarre të reja ekstreme, parashikohen erëra të forta

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk