Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, bashkë me bashkëpunëtorë mori pjesë në Mbledhjen me Popullin të organizuar nga dega në Cashkë. Kryetari Ahmeti theksoi se mbledhjet dhe takimet e këtilla të degëve do të jenë pjesë e statutit tonë dhe do të vazhdojnë të jenë forumet ku të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit tanë do të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të kenë një zë të fuqishëm. Kryetari Ahmeti nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i vogël, dhe mund të njihemi të gjithë kokë më kokë. Është shqetësuese kur dëgjojmë debatet e intelektualëve dhe opinionistëve maqedonas që pyesin përse shqiptarët kanë ndryshuar statusin e tyre politik dhe social, përse kanë arritur përfaqësimin në të gjitha institucionet, përse po angazhohen për barazi. Po, ne kemi bërë përpjekje për t’i arritur ato që i kërkuam për breza me mund e sakrifica. Ne nuk kërkuam më shumë, por vetëm të jemi të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lideri i BDI-së para të pranishmëve theksoi se Maqedonia e Veriut nuk është shtet vetëm i një bashkësie etnike, por është shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe asnjë qytetar nuk duhet të ndihet si qiraxhi. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta mohojmë. Ali Ahmeti bëri të ditur se ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj. Kjo periudhë ka kaluar! Ne do të vazhdojmë të angazhohemj për barazi të plotë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Gjithashtu, kreu i BDI-së tha se Marreveshja e Paqes e Ohrit mbetet një dokument i rëndësishëm dhe garanci për stabilitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në dhe të gjitha komuniteteve në shtet. Ajo është e garantuar nga aleatët tanë ndërkombëtarë, dhe çdo tentativë për ta rinegociuar atë është e papranueshme. Ali Ahmeti përsëriti se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është arritur me shumë mund e gjak, dhe ajo që është arritur me gjak nuk mund të shkatërrohet kollaj. Ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm, për të ruajtur këtë arritje të madhe dhe për të ecur përpara, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e vendit tonë. Maqedonia e Veriut ka nevojë për zhvillim, prosperitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis të gjitha grupeve etnike janë thelbësorë për të ardhmen e vendit tonë. Ali Ahmeti në fund tha se ne nuk duam argatë, por funksionarë që punojnë për të gjithë qytetarët. Qeverisja e vërtetë është ajo që është e angazhuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik

21/01/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, bashkë me bashkëpunëtorë mori pjesë në Mbledhjen me Popullin të organizuar nga dega në Cashkë. Kryetari Ahmeti theksoi se mbledhjet dhe takimet e këtilla të degëve do të jenë pjesë e statutit tonë dhe do të vazhdojnë të jenë forumet ku të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit tanë do të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të kenë një zë të fuqishëm.

Kryetari Ahmeti nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i vogël, dhe mund të njihemi të gjithë kokë më kokë. Është shqetësuese kur dëgjojmë debatet e intelektualëve dhe opinionistëve maqedonas që pyesin përse shqiptarët kanë ndryshuar statusin e tyre politik dhe social, përse kanë arritur përfaqësimin në të gjitha institucionet, përse po angazhohen për barazi. Po, ne kemi bërë përpjekje për t’i arritur ato që i kërkuam për breza me mund e sakrifica. Ne nuk kërkuam më shumë, por vetëm të jemi të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Lideri i BDI-së para të pranishmëve theksoi se Maqedonia e Veriut nuk është shtet vetëm i një bashkësie etnike, por është shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe asnjë qytetar nuk duhet të ndihet si qiraxhi. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta mohojmë.

Ali Ahmeti bëri të ditur se ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj. Kjo periudhë ka kaluar! Ne do të vazhdojmë të angazhohemj për barazi të plotë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.

Gjithashtu, kreu i BDI-së tha se Marreveshja e Paqes e Ohrit mbetet një dokument i rëndësishëm dhe garanci për stabilitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në dhe të gjitha komuniteteve në shtet. Ajo është e garantuar nga aleatët tanë ndërkombëtarë, dhe çdo tentativë për ta rinegociuar atë është e papranueshme.

Ali Ahmeti përsëriti se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është arritur me shumë mund e gjak, dhe ajo që është arritur me gjak nuk mund të shkatërrohet kollaj. Ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm, për të ruajtur këtë arritje të madhe dhe për të ecur përpara, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e vendit tonë.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për zhvillim, prosperitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis të gjitha grupeve etnike janë thelbësorë për të ardhmen e vendit tonë.

Ali Ahmeti në fund tha se ne nuk duam argatë, por funksionarë që punojnë për të gjithë qytetarët. Qeverisja e vërtetë është ajo që është e angazhuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik.

Previous Post

Izet Mexhiti, pjesëmarrës ekskluziv në Ballon e Inaugurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump (VIDEO)

Next Post

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 12 gradë

Related Posts

Maqedoni

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

02/08/2025
Maqedoni

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

02/08/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja dhe për arsye ekonomike, qytetarët synojnë shtetësinë e fqinjëve

02/08/2025
Aktuale

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025
Maqedoni

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Maqedoni

Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

02/08/2025
Next Post

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 12 gradë

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

02/08/2025

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

02/08/2025

Pesë përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk