Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kryeparlamentari Mitreski shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

14/02/2024
Kryeparlamentari Mitreski  shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot i shpalli zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për deputetë në Dhomën Ligjvënësve, që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.
Pas nënshkrimit të vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në përputhje me afatet e parapara me Kushtetutë, kryetari Mitreski deklaroi se në periudhën e ardhshme zgjedhore pret që të gjitha institucionet kompetente, por edhe të gjitha subjektet e përfshira të kontribuojnë për proces të drejtë dhe demokratik. Në nivelin që meriton një vend demokratik, anëtar i NATO-s, i cili është në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
“Republika e Maqedonisë së Veriut në ciklet e fundit zgjedhore ka treguar se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje demokratike, në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Ciklet e kaluara zgjedhore kanë vendosur standarde të cilat ne vetëm duhet t’i avancojmë dhe t’i ndërtojmë, por nuk duhet t’i lejojmë vetes të kthehemi prapa. Votimi në zgjedhje, përkatësisht mundësia që qytetarët të shprehin mendimin e tyre përmes fletëvotimit, është akt i lartë i demokracisë”, tha kryetari Mitreski.
Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryetari Mitreski, rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 24 prill 2024 (e mërkurë), ndërsa rrethi i dytë i votimit do të mbahet dy javë më vonë, më 8 maj.
Në të njëjtën datë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale (8 maj), në vend do të mbahen zgjedhjet e 11-ta parlamentare.
Sipas nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose në afat prej 60 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.
Neni 81 i Kushtetutës parashikon se zgjedhja për President të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm.
Afatet për zbatimin e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin nga dita e publikimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare”.

Previous Post

Vizita në Tiranë/ Zbulohen marrëveshjet që Blinken do nënshkruajë ditën e nesërme

Next Post

Kazinot prishin FRONTIN EVROPIAN!

Related Posts

Maqedoni

Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë

12/09/2025
Maqedoni

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

12/09/2025
Maqedoni

BDI: Ministrja serbe me akuza ndaj BDI-së rikthen narrativat e “çlirimit” përmes pushtimit, VMRO-VLEN s’bëjnë zë

12/09/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në rrugën Shtip-Radovish, humbin jetën dy persona

12/09/2025
Maqedoni

DMSH: Ende ka tym në “Drislla” por në vëllim më të vogël, zjarri në deponinë “Vardarishte” është shuar plotësisht

12/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!

12/09/2025
Next Post
Kazinot prishin FRONTIN EVROPIAN!

Kazinot prishin FRONTIN EVROPIAN!

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025

Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë

12/09/2025

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk