Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Kapetanoviq

24/02/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në kabinetin e tij e mirëpriti Amer Kapetanoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Me këtë rast, Presidenti Gashi e uroi Kapetanoviqin për emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal gjatë kryesimit maqedonas me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Gashi e theksoi nevojën e intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe përmirësimit të
marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajon, veçanërisht në kohën e ndryshimeve gjeopolitike në botë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Rajon.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal, si komponent kyç për integrimin evropian të Rajonit dhe vazhdimisht merr pjesë në mënyrë aktive në punën e organizatave dhe iniciativave
rajonale.

Kapetanoviq theksoi se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka rol operativ në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe përfaqëson platformë të vlefshme politike e cila kontribuon në stabilizimin e rajonit, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe përparimin social të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Ky bashkëpunim fokusohet në çështjet që e bashkojnë Rajonin në bazë të parimit të gjithëpërfshirjes.

Bashkëpunimi bazohet në nevojat reale të të gjithë qytetarëve në rajon dhe ka një tendencë drejt rrjetëzimit më të madh ndërmjet qytetarëve, kompanive dhe institucioneve në rajon nëpërmjet iniciativave rajonale.

Në fund bashkëbiseduesit e mbështetën dimensionin parlamentar në të gjitha proceset e asociimit rajonal, me mundësi që në të ardhmen Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e më shumë konferencave tematike, siç janë: transformimi digjital, diplomacia parlamentare, si dhe bashkëpunimi për krijimin e një qendre
rajonale për intervencë të shpejtë.

Previous Post

Mexhiti: Të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për sovranitet

Next Post

Ndërron jetë diplomati amerikan, Frank Wisner

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Ndërron jetë diplomati amerikan, Frank Wisner

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk