Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kryeparlamentari Gashi në takim me delegacionin e Parlamentit Evropian

17/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me delegacionin e deputetëve që do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale në emër të Parlamentit Evropian. Anëtarët e Delegacionit vijnë nga katër parti politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, përkatësisht: Marta Temido nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, Portugali; Karlo Resler nga Partia Popullore Evropiane, Kroaci, gjithashtu bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut; Pjer Pimpi nga Patriotët për Evropën, Francë dhe Nikolas Faranturis nga e Majta, Greqi.
Kryetari Gashi shprehu besimin e tij se zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta demokratike dhe do të demonstrojnë pjekurinë demokratike të vendit. Ai përshëndeti bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm, si dhe komunikimin e rregullt me Parlamentin Evropian, i cili zhvillohet në mënyrën më të drejtpërdrejtë përmes Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE – Maqedoni e Veriut. Ai theksoi se edhe pas 20 vitesh statusi kandidat, reformave, kompromiseve dhe vendimeve të vështira dhe të dhimbshme, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten besnikë ndaj vlerave evropiane.
Eurodeputetët informuan se si Delegacion janë pjesë e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe se megjithëse kanë marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve në vend shumë herë, kjo është hera e parë që do të vëzhgojnë zgjedhje lokale. Qëllimi i tyre është të kontribuojnë në monitorimin e paanshëm dhe objektiv të procesit, por edhe të konfirmojnë mbështetjen e fortë të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi përgatitjen e institucioneve për zgjedhjet lokale, si dhe mbi rrjedhën e fushatës. Eurodeputetët shprehën shpresën se qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 19 tetor do ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në një atmosferë paqësore dhe demokratike, ndërsa Kryetari Gashi, duke u uruar suksese në misionin vëzhgues, theksoi se do t’i presë me vëmendje të madhe vlerësimet e tyre, të cilat shprehu besim se do të jenë pozitive dhe do të forcojnë më tej besueshmërinë dhe transparencën e procesit zgjedhor.

Previous Post

Endrit Thaçi i bashkohet protestës pro-UÇK në Tiranë, shihet i buzëqeshur

Next Post

Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

Related Posts

Maqedoni

Albi Qamili apel edhe votuesve të BDI-së: Bilall Kasami është opsioni për Tetovën

17/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Tetova: Për Bilall Kasamin flet puna e tij, zgjedhjet parlamentare më 2028-ën

17/10/2025
__kateg

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

17/10/2025
Maqedoni

BDI: Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë një zë, një qëndrim, një komb!

17/10/2025
Maqedoni

Azizi: BDI e mbush sheshin me karrige, ne e mbushëm me njerëz!

17/10/2025
Maqedoni

Amir Elezi: VLEN fiton shumicën e komunave, AKI-në e pret humbje e thellë

17/10/2025
Next Post

Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

Albi Qamili apel edhe votuesve të BDI-së: Bilall Kasami është opsioni për Tetovën

17/10/2025

Mexhiti nga Tetova: Për Bilall Kasamin flet puna e tij, zgjedhjet parlamentare më 2028-ën

17/10/2025

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

17/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk