Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u mirëprit në mënyrë madhështore në Çair, promovohet rruga “Adem Demaçi”

11/08/2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u mirëprit në mënyrë madhështore në Çair, promovohet rruga “Adem Demaçi”
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Allbin Kurti sot ka vizituar Komunën e Çairit, ku edhe bashkë me kryetarin e komunës Visar Ganiun dhe deputetin e nismëtarin e Partisë Politike Lëvizja Demokratike, Izet Mexhitin kanë bërë promovimin e rrugës “Adem Demaçi”. Qindra qytetarë morën pjesë në pritjen e Kurtit dhe promovimin e rrugës, sikurse edhe familjarë të Adem Demaçit, kori diplomatik, kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputeti dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
“Sot po lëmë edhe një gjurmë historike për të gjithë shqiptarët ngado që janë dhe konkretisht nga Shkupi ynë. Këtu pranë memorialit të UÇK-së, gjegjësisht pranë Shqiponjës dhe në zemër të Çairit, së bashku, shqiptarët nga të gjitha trojet jemi mbledhur dhe po e jetësojmë veprën e një njeriu gjigand, me veprat e të cilit u kalitëm e jetuam dhe sot po mundohemi që të njëjtat ti bëjmë pjesë e përhershme e memories sonë kolektive kombëtare”, tha në fjalimin e tij kreu i Çairit Visar Ganiu. Ai më tej përkujtoi se Adem Demaçi, ishte luftëtari simbol për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njëri ndër themeltarët kolosal të shtetësisë së Kosovës, emblema politike e UÇK – së, njeriu vetëmohues i betejave paqësore dhe luftarake, por dhe i penës. Ai i cili deri në frymën e fundit jetoi që shqiptarët kudo që janë të jenë të lirë, njeriu i cili nuk e kurseu veten, duke bërë burgun me kohëzgjatje më të madhe që shqiptarët të shijojnë dritën e lirisë. Ganiu gjithashtu tha se Adem Demaçi edhe sot këtu ku jemi po i bashkon shqiptarët, nga këtu po përçon porosinë se ai ishte dhe mbeti figurë unike e unifikuese. “Dhe emri i Bacës Adem, frymëzimi i brazave të sakrificës sot prore qëndron në Shkupin e Vjetër bashkë me Ibrahim Rugovën, Ismail Qemalin, Ukshin Hotin, Nexhib Dragën, Sulë Hotlën, Jusuf Gërvallën, sikurse edhe me shumë emra të tjerë të historisë sonë të ndritshme që po i jetësojmë në formën e emrave të rrugëve e bulevardeve, proces që e filloi kryetari i parë i Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti dhe e vazhduam së bashku”, tha Ganiu.

Ai gjithashtu tha se Adem Demaçi 30 vite më parë kishte qëndruar tek familja Toska për ditë me radhë, menjëherë pas mbajtjes së grevës së urisë që së bashku me një grup gazetarësh dhe intelektualësh në Kosovë e kishin mbajtur për të mbrojtur fjalën e lirë, pas veprimeve që ndërmerrte politika e Millosheviqit për të heshtur lirinë e fjalës në Kosovë, duke mbyllur të gjitha mediat shqipe dhe gjatë qëndrimit të tij në Shkup, kjo ishte rruga e tij e preferuar, në të cilën shëtiste mbrëmjeve së bashku me mikun e tij Ilmi Toska.

Ganiu në fund ju falënderuar kryeministrit Kurti me fjalët : “Juve kryeministër që në fakt ishit edhe dora e djathtë e veprimtarit tonë Adem Demaçi, ju faleminderit që na nderuat me praninë tuaj sot. Populli thotë që i nderuari di të të nderojë më së miri, pikërisht ju e bëtë një gjë të tillë, e nderuat Shkupin dardan, e nderuat Çairin, na nderuat gjithë shqiptarëve dhe nderin e respektin e keni pa fund edhe nga të gjithë ne”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti vuri në dukje se në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin Adem Demaçi, por emërtimi i një rruge këtu në Maqedoninë e Veriut, në Komunën e Çairit ka një rëndësi të veçantë.

Të pranishmëve ju drejtua edhe mbesa e Adem Demaçit, Fitore Shaini.

Previous Post

Krim i tmerrshëm në Bosnjë, bodybuilderi vret gruan live në Instagram dhe 2 të tjerë

Next Post

Cristiano Ronaldo bën historinë, i pari me 600 milionë ndjekës në Instagram

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Cristiano Ronaldo bën historinë, i pari me 600 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo bën historinë, i pari me 600 milionë ndjekës në Instagram

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk