Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kreu i NATO-s do të vizitojë Kosovën dhe rajonin javën e ardhshme

17/11/2023
Kreu i NATO-s do të vizitojë Kosovën dhe rajonin javën e ardhshme
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, të hënën, 20 nëntor, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.

Ai pritet të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, në pasditen e së hënës.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit.

Të nesërmen do të jetë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor. Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës.

Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.

Nga 31 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Aktualisht, NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR.

Deri në nëntor të vitit 2023, pjesë e këtij misioni kanë qenë 4.687 trupa prej 27 vendeve të botës./REL

Previous Post

Ministri Bekteshi do të prezantojë Programin e Investimeve për Tranzicionin Energjetik të Maqedonisë së Veriut në COP28 e ardhshëm

Next Post

Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin do të punojë edhe gjatë fundjavës

Related Posts

Maqedoni

Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, Sabahedin Rustemi përfundoi në pranga

27/10/2025
Maqedoni

Shkëndija humb derbin, Vardari fiton në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

27/10/2025
Maqedoni

Shefi i PR-it i Bajram Rexhepit në takim me kandidaten e Levicës në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

MPB: Janë arrestuar dy zyrtarë policorë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, ndërsa po kërkohen edhe persona të tjerë

27/10/2025
Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

27/10/2025
Next Post
Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin do të punojë edhe gjatë fundjavës

Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin do të punojë edhe gjatë fundjavës

Prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi

27/10/2025

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit fiton mandatin e tetë të diskutueshëm

27/10/2025

Skandal tronditës në Turqi: 371 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk