Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit

02/12/2023
Krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Liridona Murselit më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë tronditi vendin. E ndjera e cila ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj, Naimi, pasi të dy fillimisht u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 30-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Detaje tronditëse u zbuluan ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës fillimisht bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të implikuar në vrasjen e Liridona Musliut.

Njëri nga ta ishte pikërisht bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Liridonës, Naim Murseli, kurse tjetri i identifikuar ishte Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti ishte paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatarë me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’i merrte pas vrasjes së Liridonës.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit dolën me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

E më vonë, Policia e Kosovës arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen e Lirona Murselit.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, i arrestuari ishte Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Për të dyshuarin e fundit, lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndër tjerash, Gazeta Sinjali mori vesh ekskluzivisht se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë, teksa bëhet e ditur se me tu anuluar e pamja, prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi.

Ndërkohë, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, dha dje një version, ku sipas tij, Liridona kishte në çantë 3 mijë euro dhe se kishte rezistuar.

“Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi.”, ka deklaruar ai dje për media.

Previous Post

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Trajkovski: “MOS BLENI APARTAMENT NË LIMAK”, do të blesh një tufë problemesh bashkë me të

Related Posts

Aktuale

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

29/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Next Post
Trajkovski: “MOS BLENI APARTAMENT NË LIMAK”, do të blesh një tufë problemesh bashkë me të

Trajkovski: “MOS BLENI APARTAMENT NË LIMAK”, do të blesh një tufë problemesh bashkë me të

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

29/10/2025

Renditja e penalltive në Serie A pro dhe kundër, kush ka pasur më shumë dhe kush ka vuajtur më shumë deri më tani

29/10/2025

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk