Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Votimi i ndryshimeve kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të qytetarëve

30/06/2023
Kovaçevski: Votimi i ndryshimeve kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të qytetarëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Qëllimi strategjik i shtetit është anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Procesi i integrimit evropian të vendit garanton sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe bashkëpunim më të mirë ekonomik, një treg të përbashkët me gati gjysmë miliardë banorë”, ka thënë kryetari i Qeverisë. Kovaçevski në intervistë flet për vendimet e ardhshme politike që duhet të merren në vend dhe nga të cilat varet e ardhmja evropiane e qytetarëve.

“Votimi nuk ka të bëjë vetëm me kushtetutën tonë, por me të ardhmen evropiane të vendit tonë. Ky vendim që duhet të marrim tani është për të mos vonuar procesin e mëtejshëm. Vetoja për anëtarësimin tonë ka ardhur gjithmonë nga jashtë, tani rrezikon të vijë nga brenda për herë të parë”, thotë Kovaçevski.

“Kur morëm pavarësinë pas përfundimit të Jugosllavisë, ekonomia jonë ishte shumë më e fortë se ajo e Bullgarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë apo Polonisë. Në atë kohë ishte e pamendueshme që njerëzit nga Maqedonia të shkonin në një nga këto vende për të punuar atje. Sot kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Ekonomitë e këtyre vendeve nuk janë forcuar vetëm për shkak të performancës së tyre. Përkundrazi, kjo ndodhi sepse këto vende u bënë anëtare të Bashkimit Evropian, me një treg të përbashkët prej gati gjysmë miliardë banorësh. Kjo është arsyeja pse anëtarësimi është një qëllim strategjik për Maqedoninë e Veriut. Ne duam të jetojmë në një vend të BE-së”, tha kryeministri për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Previous Post

Fraksioni i BDI-së: Dënojmë ashpër kontestimin e emrave shqip të rrugëve në Komunën e Butelit!

Next Post

Arrestohet trajneri Kristof Galtier dhe djali i tij

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025
Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Next Post
Arrestohet trajneri Kristof Galtier dhe djali i tij

Arrestohet trajneri Kristof Galtier dhe djali i tij

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk