Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski-Varadkar: Irlanda është një partner i fortë dhe mbështetës i integrimit tonë evropian

12/01/2024
Kovaçevski-Varadkar: Irlanda është një partner i fortë dhe mbështetës i integrimit tonë evropian
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, e cila është edhe vizita e parë e një kryeministri irlandez në vend. Pas takimit kokë më kokë u mbajt takim dypalësh ndërmjet delegacionit maqedonas dhe irlandez, ku morën pjesë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.

Në takim u përshëndet përvjetori i tridhjetë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe u theksua se ekziston një nivel i mirë i dialogut politik pavarësisht distancës gjeografike. U theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, prodhimit të ushqimit organik, energjisë dhe turizmit. Në takim, Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme të Irlandës ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, e cila ka qenë e vazhdueshme që nga koha e paraqitjes së kërkesës sonë për anëtarësim në Union gjatë presidencës irlandeze të BE-së në 2004.

Bashkërisht u theksua se zgjerimi i BE-së është një çështje strategjike dhe e sigurisë që ka një rëndësi vendimtare në këtë kontekst kompleks dhe të pasigurt gjeopolitik për kontinentin evropian. Dy kryeministrat theksuan se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të ngrihet mbi të gjitha dallimet politike dhe ideologjike, prandaj pritet proaktivitet nga të gjithë aktorët politikë në drejtim të përmbushjes së synimeve të përcaktuara në rrugën drejt BE-së. U njoh roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë në kuadrin evropian, me të cilën u shprehë si një argument tjetër i fortë për sigurimin e perspektivës evropiane të vendit.

Previous Post

VMRO-DMPNE: Materiali për pasaporta, kah fundi

Next Post

Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër!

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post
Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër!

Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër!

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk