Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kovaçevski: RMV do të dalë fitues pas ndryshimeve kushtetuese

03/04/2023
Kovaçevski: RMV do të dalë fitues pas ndryshimeve kushtetuese
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot nga Sllovenia tha se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese vendi ynë do të dal edhe më i fortë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithmonë pas çdo vendimi të madh e burrë shteti, vendi ynë dilte më i fortë dhe më i avancuar. Kur në vitin 2001 kishim një konflikt ushtarak në vend, lidershipi ynë politik në atë kohë mblodhi forcën dhe arsyen dhe bëri Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Marrëveshja e Ohrit na siguroi një demokraci funksionale, multietnike në shtet dhe shteti tashmë e ka zgjidhur problemin e brendshëm që kishte. Sot, MO-ja dhe zbatimi i saj dhe institucionet e ndërtuara mbi bazën e saj mund të shihen në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, si një shembull i zgjidhjes së çështjeve të hapura të identitetit në një vend. Vendimi i dytë i guximshëm i marrë nga lidershipi ynë politik dhe i udhëhequr sërish nga liderë dhe politikanë të marrëveshjes qeveritare që unë përfaqësoj është Marrëveshja e Prespës me Republikën e Greqisë. Ishte një vendim i vështirë, por vendi doli më i fortë sepse pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës u bëmë anëtare e NATO-s, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp me kolegun slloven Robert Golob në Lubjanë.

Si vendim të tretë, kryeministri theksoi në pranimin e kornizës evropiane të propozim-negociimit, e cila na mundësoi hapjen e negociatave me BE-në verën e kaluar.

“Ajo që kemi përpara është miratimi i ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e detyrimeve në kuadrin e negociatave. Unë them që kur t’i miratojmë, vendi do të dalë më i fortë dhe fitues sepse pas kësaj automatikisht do të vazhdojë konferenca e dytë ndërqeveritare, hapja e kapitujve, reformat në shoqëri dhe anëtarësimi i plotë në BE, për të cilat kemi mbështetjen e të gjitha vendet anëtare të BE-së”, shtoi Kovaçevski./

Previous Post

Lëvizja BESA: Maqedonia e Veriut po shndërrohet në zonë rreziku dhe pasigurie për qytetarët

Next Post

Arrestohen 4 persona në Tetovë, organizuan bixhoz të paligjshëm

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Arrestohen 4 persona në Tetovë, organizuan bixhoz të paligjshëm

Arrestohen 4 persona në Tetovë, organizuan bixhoz të paligjshëm

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk