Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Opozita të kyçet në procesin e ndryshimeve Kushtetuese

28/03/2023
Kovaçevski: Opozita të kyçet në procesin e ndryshimeve Kushtetuese
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prioritet në hapjen e Kushtetutës është përmbushja e obligimit nga korniza negociuese në pjesën e miratimit të amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e pjesëve të tjera të popujve që jetojnë në Maqedoni, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton KlanM.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë që gjatë diskutimit publik, të mos ketë propozime të tjera, për të cilat konsideron se do të ishin më tepër për avancimin e funksionimit të institucioneve dhe të jenë me karakter procedural.

”E pashë deklaratën e ministrit të Drejtësisë. Prioritet në raport me Kushtetutën është përmbushja e obligimit tonë nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, në pjesën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pjesëve të tjera të popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo është prioritet. Do të formohet një komision i cili do të jetë i një niveli të lartë profesional, i cili do të përfshijë profesorë, ekspertë, praktikantë të cilët do të punojnë për ndryshimet kushtetuese të cilat do të hidhen në diskutim publik dhe ku normalisht në atë proces do të shfaqen ide në lidhje me disa pjesë të tjera nga Kushtetuta” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndryshimet kushteteuse mbeten prioritet për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit – tha Kovaçevski, sic njofton KlanM, duke paralajmëruar formimin e komisionit adekuar dhe I bëri thirrje opozitës të kyçet në këtë process.

”Së fundi, opozita duhet të marrë pjesë në të paktën një proces strategjik në vend. Politikanët duhet të jenë të vendosur, të marrin vendime që sigurojnë një të ardhme më të mirë. Jam i bindur se në VMRO-DPMNE ka politikanë që kanë vizion evropian dhe guxim për të mbështetur rrugën evropiane të shtetit. Nuk do ta përsërisin gabimin e 11 viteve ku embajtën peng shtetin duke mos marrë vendime të rëndësishme kur pritëm 11 vjet për hyrjen në NATO dhe 17 vjet pritëm negociatat me BE-në” – tha Kovaçevski.

Gjatë ditës së djeshme në një prononcim për media, Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, bëri të ditur se janë çështje ditësh kur do të formohet grupi i punës për ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, sic percjell KlanM, prioritet në procesin e ndryshimit të aktit më të lartë juridik do të ketë preambula.

Çështjet e hapura sipas Llogës të cilat duhet zgjidhur janë ato për të cilat ndër vite janë bërë interpretime por nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare. Në këtë grup, sipas Llogës, hynë edhe heqja e 20% për përdorimin e gjuhës zyrtare

Previous Post

Si u vodh automjeti që u përdor në sulmin me armë drejt Top Channel (VIDEO)

Next Post

Lloga: Nuk guxojmë të lejojmë të humbet besimi në gjyqësor

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Lloga:  Nuk guxojmë të lejojmë të humbet besimi në gjyqësor

Lloga: Nuk guxojmë të lejojmë të humbet besimi në gjyqësor

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk