Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Nuk mund të paragjykoj kush do të jetë kandidat i LSDM-së për President

10/01/2024
Kovaçevski: Nuk mund të paragjykoj kush do të jetë kandidat i LSDM-së për President
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk mund të paragjykojë se kush do të jetë kandidat i partisë së tij për President të shtetit, përcjell KlanM. Kovaçevski ka deklaruar se presidenti aktual, Stevo Pendarovski po e kryen me sukses mandatin e tij por nuk mund ta dijë prej tani cili do të propozohet si kandadat nga organet e partisë. LSDM tashmë ka filluar procedurën për nominimin e kandidatëve të mundshëm për kryetar të shtetit.

Kreu i LSDM-së njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë mbajtur takimet e para në nivel të kryesive komunale dhe pritet të fillojnë proceset e nominimit në të gjitha organizatat lokale. Ndërkohë presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij të fundit në mediat tha se më së voni në gjysmën e dytë të shkurtit do të njoftojë nëse do të kandidojë për mandatin e dytë presidencial.

“Unë e kam thënë disa herë se në atë garë nominimi të gjithë kandidatët e mundshëm kanë pozitë të barabartë, sepse kështu e dikton statusi i LSDM-së. Për sa i përket Pendarovskit, ai po e kryen me sukses mandatin e tij presidencial, ai u qëndroi vlerave që i mbështesin partnerët e koalicionit dhe që e mbështetën kandidaturën e tij kur u zgjodh president. Ai gjithashtu mbështeti integrimin evropian të vendit dhe besoj se i trajtoi të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë pavarësisht përkatësisë së tyre mbi çdo bazë. Për momentin mund të flas se çfarë vlerash duhet të ndajë një kandidat që do të përkrahet nga koalicioni, por nuk mund të paragjykoj se kush do të jetë kandidati sepse kjo do të ishte joetike dhe mosmirënjohëse”, deklaroi Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia

Previous Post

Lëvizja BESA: Mos emërimi i anëtarit në KSHZ të Opozitës Shqiptare, dëshmia më e mirë se BDI po përgatit manipulime në zgjedhje

Next Post

Trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, ja kush janë 12 shqiptarët e arrestuar

Related Posts

Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron boom investimesh infrastrukturore në Çair: Komuna e Çairit shndërrohet në kantier ndërtimi

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

13/09/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Trubarevë të Shkupi, autoritetet në terren

13/09/2025
Maqedoni

BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

13/09/2025
Aktuale

Kamerat testuese në autostradën Shkup–Tetov zbulojnë shkelje të shumta, numrat janë shqetësuese

13/09/2025
Next Post
Trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, ja kush janë 12 shqiptarët e arrestuar

Trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, ja kush janë 12 shqiptarët e arrestuar

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

13/09/2025

Mexhiti paralajmëron boom investimesh infrastrukturore në Çair: Komuna e Çairit shndërrohet në kantier ndërtimi

13/09/2025

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk