Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Nuk është e nevojshme që takimi me Mickoskin të jetë i fshehur

03/01/2024
Kovaçevski: Nuk është e nevojshme që takimi me Mickoskin të jetë i fshehur
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mohuar se planifikon takim të fshehtë me kreun e VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se takimi do të zhvillohet në ndonjë hapësirë publike, por ende nuk është konkretizuar data. Në lidhje me këtë, Kovaçevski tha se kanë komunikim në nivel partiak, përkatësisht nënkryetari i VMRO – DPMNE-së është në komunikim të rregullt me zëvendëskryetaren e LSDM-së.

“Unë nuk e shoh të nevojshme të kemi takime të fshehura, kështu që kur të kemi takime, ai do të jetë takim i cili do të ndodhë në hapësirë publike, qoftë në Klubin e Deputetëve, qoftë në Kuvend, qoftë në rrugën “Maqedonia” në ndonjë kafene” – tha Kovaçevski.

Mickoski në një intervistë për Pres 24, tha se nuk ka pasur takim me kryeministrin dhe nuk ekziston diçka e tillë si paralajmërim publik për takim.

“Unë e kuptoj atë. Dëshiron të kemi takim, më pas tek ai në parti t’u thotë gjëra që nuk kanë ndodhur, t’u krijojë shpresë të rrejshme dhe në atë mënyrë të krijojë pasqyrë për ndonjë lloj unifikimi, që të mbajë partinë në të cilën ka pakënaqësi evidente në më shumë baza. Këto janë punët e tyre, por unë e di se, kurdo që të kemi takim opinioni do të njoftohet për atë” – tha Mickoski.

Sa i përket qeverisë teknike, Mickoski tha se pas festës së Ujit të Bekuar do të ketë pasqyrë të plotë të përbërjes së saj.

Qeveria teknike duhet të votohet më 28 janar, në mënyrë që të respektohen afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Kryeministër teknik do të jetë Talat Xhaferi. Edhe LSDM ka përcaktuar listën e anëtarëve që do të jenë pjesë e Qeverisë teknike, mbetet që të njëjtën ta bëjë edhe VMRO, në mënyrë që të kompletohet përbërja.

Previous Post

LEN: Për funksionarët pak ishte rritje 78% të rrogave, tani plus 400€, për qytetarët lëmoshë 2 mijë denarë

Next Post

Dështon tenderi për hidrocentralin “Çebren”

Related Posts

Maqedoni

Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

05/10/2025
Maqedoni

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

05/10/2025
Aktuale

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

05/10/2025
Maqedoni

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

05/10/2025
Next Post
Dështon tenderi për hidrocentralin “Çebren”

Dështon tenderi për hidrocentralin “Çebren”

Xheneta merr propozimin për martesë, zbulon unazën: Ja pse i thashë ‘Jo’

05/10/2025

Struga dhe Vardari ndahen me barazim, fiton Sileksi

05/10/2025

Keni vazhdimisht të ftohtë? Praktikoni këto këshilla

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk