Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski nuk e di se sa numra ka për ndryshimet kushtetuese?!

03/09/2023
Kovaçevski nuk e di se sa numra ka për ndryshimet kushtetuese?!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica parlamentare për momentin nuk e din numrin e saktë të deputetëve të cilët i ka në dispozicion për të realizuar ndryshimet Kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë iu shmang pyetjes se sa deputetë i mungojnë për ndryshimet Kushtetuese. Por ai tha se ndryshimet Kushtetuese janë të domosdoshme që vendi të integrohet në Bashkimin Evropian, të arrijë standard ekonomik më të lartë dhe drejtësi për qytetarët.

“Në Bashkimin Evropian ka prosperitet ekonomik, sundim të së drejtës në nivel sipëror, ka drejtësi sociale në nivel të lartë dhe ka sundim të së drejtës po ashtu në nivel të lartë, këtë e duan qytetarët tonë, këtë e duam edhe ne. Me këtë proces ne sigurojmë proces në bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në fjalën tuaj thoni se nga kushtet themelore dhe rregullat për të hyrë në Bashkimin Evropian janë sundimi i së drejtës dhe përgjegjësia, ashtu? Saktë? Ja po jua kujtoj: “Durmo Turs”, “Besa Trans”, Spitali Modular, tenderë nga 1.8 milion tjerë, “Soravia”, e të tjera. Por nuk ka përgjegjësi, njerëzit u dogjën të gjallë, njerëzit e humbën jetën në aksidente për shkak të papërgjegjësisë, deri më tani nuk ka përgjegjësi. A do të na pranojnë në Bashkimin Evropian me nivel të këtillë të gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës?

“Ju e thatë fjalën kyçe, unë ditën kur erdha si kryetar i Qeverisë thashë se unë si kryeministër nuk do të përzihem asnjëherë në gjykatë dhe prokurori. Dhe nëse pyesni sot për këtë të gjithë do ua konfirmojnë. Pyetjen për të gjitha procedurat e hapura për rastet që i theksuar mund ta fitoni atje ku zbatohen procedurat”, u përgjigj Kovaçevski.

Dy herë ndodh në historinë e vendit këto 7-8 vite që të kërkoni shumicë për ndryshime kushtetuese, pse nuk kërkoni shumicë që të ndryshoni këtë sistem gjyqësor, është pushtet i pavarur por buron nga diku tjetër?

“Mefo është pyetje legjitime, është pyetje legjitime…”.

Kovaçevski tha se pushteti tre herë ka bërë ndryshimin e këtij sistemi i cili ndodhet në nivelin aktual dhe shtoi se do të kërkojë nga deputetët që të kërkojnë llogari nga Gjykatësit dhe Prokurorët në Kuvend, siç kërkojnë për funksionarët e Qeverisë./Alsat.mk

Previous Post

“Boom” turistik në jug, prenotime deri në muajin tetor

Next Post

Takimi Erdogan-Putin, çfarë pritet të hënën në Soçi

Related Posts

Aktuale

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Maqedoni

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

02/08/2025
Maqedoni

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

02/08/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja dhe për arsye ekonomike, qytetarët synojnë shtetësinë e fqinjëve

02/08/2025
Aktuale

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025
Maqedoni

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Next Post
Takimi Erdogan-Putin, çfarë pritet të hënën në Soçi

Takimi Erdogan-Putin, çfarë pritet të hënën në Soçi

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk