Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski nga Tirana: Samiti i Procesit të Berlinit do të sjellë marrëveshje të rëndësishme për eurointegrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

16/10/2023
Kovaçevski nga Tirana: Samiti i Procesit të Berlinit do të sjellë marrëveshje të rëndësishme për eurointegrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë, Shqipëri, para fillimit të seancave të punës në kuadër të Samitit, dha deklaratë për shtyp.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:

“Sot në rajonin tonë po mbahet Samiti i dytë i Procesit të Berlinit, i pari ishte në vitin 2020 kur organizatorë ishin Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, por për shkak të pandemisë me Kovid u organizua online. Ky është i dyti ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë fizikisht të pranishëm së bashku me kryetarin e Komisionit Evropian, Këshillin Evropian dhe liderë të tjerë nga Bashkimi Evropian.

Pritshmëritë janë që të kemi një diskutim konstruktiv fillimisht në drejtim të rritjes së bashkëpunimit rajonal, në drejtim të rritjes së investimeve për ndërlidhjen e rajonit, gjegjësisht të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht bisedimet për sigurimin e pavarësisë energjetike dhe sigurimin e burimeve financiare shtesë për pavarësinë energjetike të rajonit dhe tranzicionin e gjelbër të sektorit energjetik.

Në mënyrë plotësuese, do të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave të farmacistëve, të akusherëve, të infermierëve që po vijnë si shtesë e asaj që nënshkruam në samitin e fundit, që ishte njohja e diplomave të mjekëve dhe të veprimtarive të tjera që rregullohen në përputhje me direktivat evropiane.

Këtu në këtë Samit do të bisedoj edhe me Sholcin. Gjatë ditës, sot në mëngjes pata një takim me Komisionerin Varheji ku diskutuam për procesin e zgjerimit, fillimisht për procesin e shqyrtimit që është tashmë në fazën përfundimtare dhe drejt përgatitjes së raporteve përfundimtare, por diskutuam edhe lidhjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor para së gjithash mendoj për ndërlidhjen digjitale, e cila është një nga kushtet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që do të jetë në përputhje me tregun e përbashkët evropian për krijimin e infrastrukturës dhe mekanizmave.

Gjithashtu pata takim edhe me Kryetaren e Bankës Evropiane, Reno Baso, ku diskutuam konkretisht për projektet e financuara nga BERZH-i lidhur me ndërlidhjen e Korridorit 8 me Shqipërinë, si dhe projektet që lidhen me financimin e projekteve energjetike në shtet, si dhe interkoneksionin me Greqinë në raport me ndërlidhjen me gaz të Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë ditës së nesërme do të kem një takim me nënkryetarin e Bankës Botërore, me të cilën do të diskutojmë për planin afatgjatë që kemi me Bankën Botërore, për të cilin diskutuam në Nju Jork për financimin e projekteve në Maqedoninë e Veriut në 4 vitet e ardhshme”.

Previous Post

Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski

Next Post

RMV/Shtrenjtohet nafta,lirohet benzina

Related Posts

Maqedoni

Ministria e Mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”

07/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Ura në Llokë do ndërtohet, është arritur dakordësi me komunën e Gjorçes

07/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Rikonstruojmë rrugën “Banatska” në Tophanë për lëvizje më të lehtë dhe infrastrukturë më të qëndrueshme

07/10/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

07/10/2025
Maqedoni

Enis Bardhi bëhet baba

07/10/2025
Maqedoni

Ademi: Vetëm 500 metra nga qendra njerëzit jetojnë me jama septike! Limani: Ka sistem të ri të kanalizimit, në pranverë hyn në funksion

07/10/2025
Next Post
RMV/Shtrenjtohet  nafta,lirohet benzina

RMV/Shtrenjtohet nafta,lirohet benzina

Majk: Shqetësuese rritja e eskortave në vendin tonë, cilësohen si modele e influencere dhe janë shumë të respektuara

07/10/2025

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

07/10/2025

Çfarë po paralajmëron Butrint Imeri?

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk