Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, në një deklaratë për shtyp i ka deklaruar qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, të cilat do t’i përcjell sot në kuadër të nga dy sesionet e Samitit.
Në vazhdim ua përcjellim deklaratën e Kryetarit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.
“Së pari dua të shprehem i kënaqur nga takimi i djeshëm, nga seanca e parë në të cilën siç pritej u konfirmua uniteti në Aleancën e NATO-s. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë mirëpritëm hyrjen e Finlandës si 31 anëtare dhe hapin e ndërmarrë përpara hyrjes përfundimtare të Suedisë në Aleancën e NATO-s.
U morën gjithashtu shumë vendime të rëndësishme, e para në lidhje me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. E dyta, për sa i përket përgatitjes së planeve të sigurisë në nivel rajonal, për sa i përket financimit, u vendos që 2% e PBB-së të jetë ndarja minimale për mbrojtje, ndërsa 20% të paktën për modernizimin. Gjithashtu, është marrë një vendim i madh për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve të NATO-s në fushën e sigurisë kibernetike dhe në fushën e kërcënimeve hibride që shohim rreth nesh.
Gjithashtu, është marrë vendim për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve të NATO-s në fushën e sigurisë kibernetike dhe në fushën e kërcënimeve hibride që shohim rreth nesh.
Sot vazhdojmë me dy seanca të tjera. E para është me partnerët tanë nga rajoni Indian-Paqësor, këtu me ne janë Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Japonia, ku do të ndajmë aspektet më të rëndësishme të veprimit të përbashkët në drejtim të sigurimit të paqes në botë në këtë moment të ri gjeopolitik.
Në takim do të marrin pjesë edhe Kryetarja i Komisionit Evropian dhe Kryetari i Këshillit Evropian, në të cilin ne, përfaqësuesit, presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të rikonfirmojmë qëndrimin tonë për rëndësinë e Evropës dhe integrimi eurotlantik për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni shumë të rëndësishëm si për NATO-n ashtu edhe për BE-në.
Do të zhvilloj edhe një takim dypalësh me Kryeministrin e Greqisë dhe do të vazhdojë edhe seanca e dytë për sot, që ka të bëjë me mbledhjen e parë të Këshillit të NATO-s – Ukrainë, ku do të diskutojmë më detajisht mbështetjen që NATO i jep Ukrainës, por edhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, të gjitha me synimin për ta afruar Ukrainën drejt NATO-s.