Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Nevojitet konsensus shoqëror për procesin e integrimit në BE

06/08/2023
Kovaçevski: Nevojitet konsensus shoqëror për procesin e integrimit në BE
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë në vend duhet ta kemi të qartë se, nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese për anëtarësim në BE, porositi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Në një intervistë për agjencinë MIA, ai tha se, nevojitet konsensus nacional shoqëror që përfundimisht të realizohet qëllimi strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët më të lartë të BE-së dhe nga vetë Bullgaria.

“Gjërat janë mjaft të qarta, nuk mund të ketë kushtëzime të reja për ne. Ishin të qarta edhe porositë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të ketë kërkesa të reja. Po ashtu, edhe Bullgaria në disa raste konfirmoi të njëjtën. Presidenti i Bullgarisë, Radev, nënkryetarja Jotova, Ministria e Jashtme bullgare, të gjithë ata ishin shumë të qartë në deklaratat se, nuk do të ketë kushte të reja, pritjet janë se do të përmbushen kushtet e dakorduara në Kornizën Negociuese. Kështu që, nuk ka hapësirë të mendojmë në atë drejtim se po hyjmë në vorbull të kërkesave të reja. Kërkesat më tej do të jenë reformat” – tha Kovaçevski.

Sa i përket qasjes së opozitës për procesin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri tha se, opozita duhet të ndërtojë qëndrim dhe të vendosë nëse është për integrim në BE në mënyrë reale dhe thelbësore apo është për izolim.

“Nëse opozita voton ndryshimet kushtetuese, ne jemi të gatshëm që ditën vijuese të shkojmë në zgjedhje dhe ajo është e qartë. Deputetët tani kanë punë shumë më të rëndësishme se sa të bëjnë fushata zgjedhore dhe kalkulime për karrige ministrore, të deputetit apo të drejtorit. Deputetët tani kanë detyrën më të rëndësishme, do të thosha, ndërsa ajo është të sigurojnë ardhmëri evropiane dhe perspektivë të vendit, të qytetarëve që u kanë dhënë mandatin” – deklaroi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriu vitin e kaluar filloi negociatat për anëtarësim në BE, pas 17 vite pritje për shkak të kontestit të emrit që kishte me Greqinë. Aktualisht, vendi ndodhet në procesin e skriningut, i cili pritet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti. Pas kësaj, vijon faza e hapjes së kapitujve të negociatave. Megjithatë, kusht për hapjen e klasterit të parë, është ndryshimi i Kushtetutës së vendit, me çka parashihet përfshirja e bullgarëve në kushtetutë. Seanca parlamentare për këtë është caktuar për më 18 gusht.

Previous Post

​78 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

Next Post

Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen: 500 mijë shqiptarëve do t’u njihen pensionet

Related Posts

Maqedoni

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025
Maqedoni

Jasin Demiri largohet nga ASH: Nuk dua të jem pjesë e një organizate ku hahet haku

03/08/2025
Maqedoni

Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec

03/08/2025
Maqedoni

Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

03/08/2025
Maqedoni

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

03/08/2025
Next Post
Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen: 500 mijë shqiptarëve do t’u njihen pensionet

Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen: 500 mijë shqiptarëve do t’u njihen pensionet

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025

Ryva Kajtazi në ‘Big Brother VIP’?

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk