Në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me rrjedhën e procesit eurointegrues të shtetit tonë, si dhe sfidave në kontekst global shkaktuar nga lufta në Ukrainë në plan ekonomik dhe të sigurisë.
U përcoll mesazhi se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realitet dhe se shteti mund të llogarisë në partnerët evropianë për të mbështetur hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.
U bë e ditur se respektohet lidershipi në avancimin e shtetit dhe në vendimet e guximshme dhe të mençura që merren në atë drejtim dhe se respektohen dhe vlerësohen arritjet e planit të reformës.
Është paralajmëruar mbështetje e mëtejshme në fushën e reformave, pasi siç vlerësohet, integrimi evropian është opsioni për të ardhmen dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Kovacevski dhe përfaqësuesit qeveritar shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e konsiderueshme të partnerëve evropianë në të gjitha proceset e rëndësishme për demokracinë në vend, gjatë progresit të Maqedonisë së Veriut dhe hapjes së bisedimeve, në ecjen e procesit, si dhe për mbështetje financiare në përpjekjet për tejkalimin e sfidave në krizën globale ekonomike-energjetike.
“Ne si Qeveri jemi të hapur për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë dhe rritjen e shumicës parlamentare. Partnerët tanë strategjikë janë BE-ja dhe SHBA-ja dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin në atë drejtim që sjell siguri dhe cilësi jete për qytetarët, me fokus në të gjitha reformat dhe në fushën e sundimit të së drejtës. Ne jemi shtet civil, shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale, multietnike, shtet i qytetarëve të barabartë, me të drejta dhe obligime të barabarta dhe kjo është madhështia dhe vlera jonë. Ne do të vazhdojmë rrugën përpara, duke mbrojtur në mënyrë kategorike standardet identitare dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim u bë e ditur se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, pasi nuk kanë të bëjnë me mundësinë e përparimit të shtetit, por me agjenda politike që nuk janë në interes të qytetarëve.
“Ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, Republika e Maqedonisë e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo është e ardhmja e vendit dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë atë në rrugën evropiane”, tha zëvendëskryeministri Grubi.
Në diskutim, nga përfaqësuesit e Qeverisë u vlerësua se kërcënimet nga nacionalizmi në rritje për interesa personale dhe të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor janë realitet, prandaj është e nevojshme të vazhdohet zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Në takim u theksua ecuria pozitive e procesit të skriningut, me shpresën që fokusi gjatë vlerësimit të mbetet në zbatimin e standardeve evropiane dhe vlerave evropiane.