Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski: Në Bruksel u përsërit Bukureshti 2008!

14/12/2023
Kovaçevski: Në Bruksel u përsërit Bukureshti 2008!
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bruksel u përsërit Bukureshti I vitit 2008 – u shpreh i prerë Kryeministri Dimitar Kovacevski, duke komentuar Samitin e BE-Ballkani Perëndimor, njofton KlanM.

Sipas tij, bllokuesit e vetëm të vendit në rrugëtimin drejt BE-së, është koalicioni prorus anti-NATO dhe anti-BE, VMRO DPMNE – LEVICA.

“Kjo vizitë pune në Bruksel mund të ishte ndryshe, mund të ktheheshim si fitimtarë, zëshëm dhe bashkë të thonim se ne vazhdojmë me kapitujt e të gjithë klasterëve. Qytetarët tanë mund të binden se me këto politikanë do t`u hiqet mundësia që me shpejtësi të kycen në familjen progresive evropiane. Qytetarët edhe një herë mund të binden se si dukej viti 2008. Atëherë ishte në Bukuresht, dje dhe sot në Bruksel. Le t`u shërbejë në nder këtyre partive dhe politikanëve, kurse qytetarët të vlerësojnë se cili dhe për cfarë të ardhme lufton në këtë vend” – tha Kovaçevski.

E ardhmja e Ballkanit është në BE. Ky ishte mesazhi kryesor I Deklaratës së Brukselit, sic njofton KlanM, që u miratua në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nga krerët e unionit në konsultim me liderët e gjashtë vendeve të rajonit.

Në deklaratë, mes tjerash nënvizohet se BE-ja përshëndet progresin e arritur të vendeve të Ballkanit Perëndimor në periudhën nga samiti I vitit të kaluar në Tiranë dhe bëhet thirrje për t`u përshpejtuar procesi aderues në bazë të reformave kredibile dhe parimit të meritave.

Në Deklaratën e Samitit, sic njofton KlanM, nuk përmendet Maqedonia e Veriut, por BE-ja potencon nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.

“Zbatimi i marrëveshjeve dyplaëshe, në mesin e të cilëve Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, mbeten të zbatohen me vullnet të mirë dhe rezultate të dukshme. Ende nevojiten përpjekje plotësuese që të nxiten pajtimi dhe stabiliteti rajonal, kurse gjithashtu të gjenden dhe të zbatohen zgjidhje përfundimtare, inkluzive dhe obliguese lidhur me kontestet rajonale dhe dypalëshe dhe çështjeve mes partnerëve, që janë rrënjosur si trashëgimi nga e kaluara – konform të drejtës dhe parimeve ndërkombëtare” – thuhet në deklaratën e BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski deklaroi se në Bruksel ka patur edhe diskutime pozitive dhe mbështetje për vendin. Sipas tij, sic njofton KlanM, qartë potencohet në konkluzione se sapo Maqedonia e Veriut ta plotësojë kushtin për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, menjëherë do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare RMV-BE.

Previous Post

Ajsbergu “përbindësh”, shkencëtarët zbulojnë përmasat e tij

Next Post

BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Suksesi i Bujar Osmanit me OSBE kishte vulën amerikane. Ja çka thonin krerët amerikan për diplomacinë e tij

10/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/08/2025
Maqedoni

VLEN: Reagim mbi qëndrimet e Bujar Osmanit

09/08/2025
__kateg

Durmishi: I nxorëm nga Qeveria, tani çlirojmë komunat!

09/08/2025
Maqedoni

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

09/08/2025
Maqedoni

Dauti i përgjigjet Ademit: Takimi po, por para qytetarëve dhe kamerave

09/08/2025
Next Post
BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit (VIDEO)

BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit (VIDEO)

VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet se ku përfunduan 120 milionë denarë të parave të popullit?

10/08/2025

“A mund të na tregoni si vdiq?”, Salah kritikon UEFA-n për “Pelen palestinez”

10/08/2025

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

10/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk