Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kovaçevski-Marfi: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

26/05/2023
Kovaçevski-Marfi: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me anëtarin e Senatit të SHBA-ve, Kris Marfi, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim në përbërje të delegacionit të Qeverisë së RMV-së morën pjesë zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, zëvendësja e ministrit të Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov. Në delegacionin nga SHBA morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Angella Ageler, këshilltari i lartë politik, Kole Bokenfeld dhe oficeri i ndërlidhjes ushtarake, trupi i marinës të SHBA-ve, majori Juvin Ho, si dhe shefi i Sektorit të Ekonomisë Politike të Ambasadës së SHBA-ve, Kristofer Zimer.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski falënderoi pwr mbështetjen e madhe që SHBA-të i japin vendit tonë, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut mbetet një partner stabil, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin bilateral dhe në NATO, i fokusuar në prosperitetin demokratik, si dhe në aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera për paqen botërore.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

U diskutua edhe për reformat në fushën e sundimit e sw drejtws dhe luftën kundër korrupsionit, ku Kryeministri Kovaçevski theksoi se këto janë prioritetet tona kryesore. Korrupsioni, siç theksoi Kryeministri, është kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, minon institucionet dhe vlerat e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe kërcënon zhvillimin e qëndrueshëm dhe shtetin e së drejtës. Kryeministri theksoi se ne e vlerësojmë lartë mbështetjen në kuadër të ndihmës së SHBA-së për zhvillimin e strategjive kundër korrupsionit për secilin vend të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të strategjive nacionale kundër korrupsionit që tashmë janë krijuar në shumë fusha.

Në takim u bisedua edhe për sfidat e ardhshme të vendit në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat Kryeministri Kovaçevski tha se ky proces do të përcaktojë rrjedhën e ardhshme të vendit në raport me procesin e integrimeve evropiane.

Duke theksuar mbështetjen e fuqishme nga SHBA-të për vendin, Senatori Marfi theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e politikave që çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE sepse kjo është e vetmja mundësi që çon në stabilitet, paqe dhe siguri, si në vend ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.

Duke përshëndetur fokusin e fundit më të fortë të SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kushtet e tensioneve etnike dhe ndikimeve të jashtme politike dhe të tjera, Kryeministri Kovacevski theksoi se me përpjekje të ndërsjella mund të krijohet një mjedis i këndshëm për investime dhe hapje të vendeve të punës në rajon, veçanërisht për të rinjtë, duke ofruar njëkohësisht mundësi për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, transparente dhe punësim të bazuar në merita, të cilat do të inkurajojnë nivele më të larta të tregtisë dhe investimeve direkte.

Një Ballkan më i fortë, i integruar në një Evropë më të fortë, theksoi Kryeministri Kovaçevski, na shpie në një partneritet më të fortë transatlantik dhe kontribuon në paqen dhe prosperitetin global

Previous Post

Besimi-Bassani: BB vazhdon me përkrahjen e politikave zhvillimore të vendit, përmes Strategjisë së partneritetit

Next Post

Çmime të reja të derivateve të naftës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk