Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë e shënimit të fillimit të “Operacionit të përbashkët të FRONTEKS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, si pjesë e marrëveshjes për aktivitetet operative të zbatuara nga Agjencia Evropiane e Kufirit të Rojës Bregdetare FRONTEKS.
Në vazhdim është deklarata integrale e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:
„Sot po marrim pjesë në një ceremoni të nisjes zyrtare të Operacionit të Përbashkët, nën kujdesin e Agjencisë Evropiane të Kufirit të Rojës Bregdetare FRONTEKS, në bashkëpunim me pjesëtarët tanë të policisë, të cilët përfaqësojnë vendin tonë.
Me këtë rast, dua të përshëndes ngjarjen e sotme, e cila është në frymën e përkushtimit dhe vendosmërisë sonë të vendosur që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet sa më shpejt pjesë e komunitetit të gjerë evropian.
Këto ditë shënojmë periudhën gjashtëmujore nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Agjencinë Evropiane të Kufirit të Rojës dhe Bregdetare FRONTEKS, e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 shkurt të këtij viti.
Me këtë rast dua të falënderoj deputetët që votuan për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe që më parë e miratuan përmes konkluzave dhe kornizës së bisedimeve me BE-në, e cila është pjesë përbërëse e marrëveshjes FRONTEKS, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme në disa aspekte për vendin tonë.
Jemi krenarë si popull që kjo Marrëveshje është marrëveshja e parë e nënshkruar me Bashkimin Evropian, në gjuhën maqedonase, pa shtesa, fusnota, që është dëshmi e mbrojtjes së gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas, që me këtë dokument , vendosen në nivel evropian, së bashku me të gjitha gjuhët dhe identitetet e tjera të shteteve anëtare të BE-së.
Me këtë rast dua t’i uroj mirëseardhjen zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane,
z.Mariçiq, i cili sapo arriti, është vërtetuar se ajo që tha vitin e kaluar në korrik së bashku me mua, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, u konfirmua se ka qenë e vërtetë dhe se marrëveshja FRONTEKS do të nënshkruhet dhe zbatohet. Mbetet që ata që kritikuan, që hodhën koktej molotov në Kuvend, në Qeveri, në Ministrinë e Jashtme, të paktën t’i kërkojnë falje atij dhe ministrit të Jashtëm.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEKS-in dhe ratifikimin e saj, statusi i gjuhës standarde maqedonase ngrihet në nivel të barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian, dhe kultura, gjuha dhe identiteti ynë njihet gjithashtu në korniza ndërkombëtare. Në këtë mënyrë gjuha dhe identiteti maqedonas janë të paprekshme dhe të bazuara në legjislacionin evropian.
Për ne FRONTEKS do të thotë mbrojtje e kufijve tanë, do të thotë mbrojtje e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, do të thotë përgjigje në kohë ndaj të gjitha rreziqeve të sigurisë në vendin tonë, do të thotë siguri dhe gjumë i qetë për fëmijët tanë, do të thotë kontroll i lëvizjeve migruese, do të thotë ballafaqim me krimin ndërkombëtar, do të thotë njohje e përkushtimeve tona të forta për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë eurointegruese, do të thotë mundësi për zbatimin e standardeve profesionale evropiane dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sepse, siç thuhet në një nga postulatet e FRONTEKS-it – “ne u shërbejmë interesave të qytetarëve sepse kujdesemi për njerëzit dhe besojmë në vlerat evropiane”.
Këto janë bindjet tona, qëllimet tona, lajtmotivi ynë në rrugën e gjatë, por të arritshme drejt Bashkimit Evropian, të cilin tashmë po e përmbushim, përveç përmes Marrëveshjes me FRONTEKS-in dhe përmes marrjes së vendimeve të përbashkëta për sigurinë botërore dhe pjesëmarrjes në operacionet e përbashkëta brenda NATO-s, për të cilën së fundmi shënuam edhe tre vjetorin e anëtarësimit tonë në Aleancën Veriatlantike.
Njohja ndërkombëtare e progresit të arritur nga Republika e Maqedonisë së Veriut realizohet edhe përmes kryesimit tonë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, gjatë këtij viti 2023, viti i sfidës më të madhe në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
Republika e Maqedonisë së Veriut njihet nga bashkësia ndërkombëtare si faktor i stabilitetit në rajon dhe partner i besueshëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Kemi arritje të jashtëzakonshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përmes hapave konkretë tregon sukses kundër të gjitha tendencave destruktive.
Me punë të suksesshme, të përbashkët, me forca të përbashkëta së bashku me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, ne qëndrojmë me guxim përballë sfidave dhe ecim në rrugën që na çon drejt një të ardhmeje më të ndritur e të begatë për të gjithë qytetarët tanë.
Me hapa të vendosur vazhdojmë me agjendën evropiane, vazhdojmë me plotësimin e të gjitha kritereve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe harmonizimin tonë me legjislacionin evropian.
Jemi të vetëdijshëm për sfidat, jemi të vetëdijshëm edhe për vështirësinë me të cilën ndonjëherë duhet të merren vendime të guximshme dhe reale, si në të kaluarën ashtu edhe në periudhën e ardhshme.
Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për dezinformatat dhe gënjeshtrat që kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në të ardhmen. Por nuk ka kthim prapa kur beson në drejtësi dhe kur beson në një qëllim të madh. E vetmja rrugë e qëndrueshme dhe e sigurt për ne është BE-ja.
Dua të falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme për këmbënguljen e tij në 5 vitet e fundit dhe ekipin e tij dhe bisedimet për realizimin e Marrëveshjes FRONTEKS, për ruajtjen e vijave të kuqe kulturore nacionale, identitare dhe gjuhësore të popullit maqedonas. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e tij që morën pjesë aktive në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe kolegët nga BE-ja.