Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski kërkon që partia Alternativa të mbetet në Qeveri.
“Duam që Alternativa të mbetet pjesë e mazhorancës, duke qenë se po diskutohet hyrja e një partneri të ri në koalicion.
Dera e Alternativës mbetet e hapur sepse janë pjesë e Qeverisë. Ne jemi një shoqëri demokratike dhe asnjë politikan apo parti nuk mund t’i sugjerojë një partie se çfarë vendimi të marrë. Respekti im për palët pjesëmarrëse në anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë. Në mbrëmje kemi seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, ku grupi punues do të dorëzojë raport për negociatat me Aleancën, tha kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për rritjen e mundshme të shumicës qeverisëse.